Buxheti 2026: Shëndetësia në koma, arsimi në krizë!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar ekonomik i PD, Dorian Teliti ka kritikuar ashpër projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, mbeten në fund të prioritetve.

Teliti shprehet se, ndonëse qeveria Rama kishte premtuar një financim prej 5% të PBB-së, projekti i buxhetit për vitin 2026 parashikon vetëm: 2.9% të PBB-së për Shëndetësinë dhe 2.5% të PBB-së për Arsimin.

Reagimi

BUXHETI 2026: SHËNDETËSIA NË KOMA, ARSIMI NË KRIZË!

Shëndetësia dhe Arsimi, dy shtyllat kryesore të një shoqërie të suksesshme, vazhdojnë të lihen në fund të listës, ndërkohë që qindra milionë euro derdhen në drejtime krejt të tjera, në lukse e PPP.

Ndonëse u premtua financim 5% të PBB-së, realiteti vazhdon të jetë krejt ndryshe edhe në projektbuxhetin 2026.

2.9% të PBB-së financim për Shëndetësinë.

2.5% të PBB-së financim për Arsimin.

​13 vite premtime të bukura, por realiteti sot flet për spitale pa barna, mjeke që largohen dhe shkolla pa mësues e nxënës!

​Buxheti 2026 nuk financon dijen dhe shëndetin, por varfërinë dhe emigracionin.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Lurë/ Deputetja e PD i përvishet Ulsi Manjas: Jeton në Tiranë dhe nuk ja ndien

Denisa VATA Lura po digjet dhe Ulsi Manja i ben thirrje Prokurorise se Dibres te …