“Bufonet e Ramës”/ Analiza e ish-deputetit socialist

Nazmir BILANI
ish-deputet i PS

Përse i duhen bufonët Ramës?

Kjo nuk është rastëtore është e mirmenduar nga një mëndje e mbrapsht.
A nuk ju bëri përshtypje insistimi i Ramës që Zeqineja të merte mandatin e deputetes.
Butaforia e saj duhej të shpërblehej, jo nga votat e votuesve por nga përzgjedhja e lartmadhërisë.
E për ta realizuar, me kulaç apo kërbaç, u “dorëhoq” dikush që të hapej rruga Zeqines.

Cili ishte mesazhi që donte të jepte Rama ?

Mesazhi është i qartë: nëse shndërrohesh në bufon politik, shpërblehesh. Kjo është mënyra për t’i treguar publikut se nënshtrimi, servilizmi dhe humbja e dinjitetit mund të bëhen shkallët e karrierës në një regjim.

Kjo nuk është për herë e parë.

Besoj ju kujtohet se si një e dipllomuar në Europ u emrua zv ministre pas një elozhi që thuri për Ramën në një studio televizive. Shkallët e ngjitura prej saj në karjerën politike dhe administrative janë frut i atij elozhi publik që ajo thuri për Ramën.

Nuk ishte rastësi; ishte pjesë e një instrumenti propagande, që paralelisht përçon edhe një mesazh tjetër: servilizmi shpërblehet.

Këtu shfaqen dy nevoja të pandara të liderit:
– Nevoja për adhurim dhe lavdërim të vazhdueshëm, që ushqen narcizmin dhe imazhin e tij publik.

– Nevoja për kontroll dhe dominim, që shpesh realizohet duke vënë individët në pozita poshtëruese – qoftë me anekdota të njohura për “gotën e verës mbi fytyrën e një oligarku”, qoftë me shembje demonstrative objektesh, apo me përçmime ndaj figurave brenda radhëve të veta.

Frika nga sfidantët kritikë e shtyn të rrethohet me figura të nënshtruara. Këta formojnë shumicën e oborrit politik, duke e bërë më të lehtë filtrimin dhe përzgjedhjen e atyre që kanë dorëzuar lirinë e tyre

Si çdo mbret që kishte nevojë për bufonin për argëtimin e oborrit, edhe Ramës i duhet Zeqineja, jo vetëm për t’u argëtuar vetë, por për të testuar sa poshtë ka rënë oborri i tij politik. Sa më shumë duartrokitet marrëzia, aq më e dukshme bëhet humbja e dinjitetit të elitës përreth tij. Kjo shërben si provë e bindjes dhe gatishmërisë së tyre për të dorëzuar lirinë, në këmbim të ndonjë privilegji të ofruar nga lideri.

Por fenomeni nuk ndalet brenda vendit. Edhe vetë Rama, në planin ndërkombëtar, shpesh ka luajtur rolin e bufonit për “oborret europiane”. Veshjet me atlete e kostume të bardha, shakatë bajate, apo skenat si rënia në gjunjë para Melonit, janë mjete për të thyer protokollin dhe për të tërhequr vëmendjen e liderëve europianë. E gjitha kjo për të siguruar një lloj miratimi të heshtur për mbijetesën e tij politike në “Albanistan”.

Pra figura e bufonit bëhet një gur kyç i propagandës dhe i kontrollit:
brenda vendit për të testuar nënshtrimin e elitave, nëse mund të quhen të tilla, dhe jashtë vendit për të fituar tolerimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Në të dy rastet, mesazhi është i njëjtë: dinjiteti është i tepërt madje i dëmshëm, ndërsa servilizmi është një qëndrimi që shpërblehet.

About Redaksia

Check Also

Ironike: Kosova shkollë demokracie, Shqipëria dhe Serbia më “afër” BE-së!

Nga Enver BYTYÇI Ora 21.40 e datës 9 nëntor 2025. ‘Gugulloj’ në internet me qëllim që …