Berisha: A ka gisht narkopolicia në ekzekutimin e krahut të djathtë të Milit të partisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur mesditën e sotme në Rinas. Berisha shkruan se, ekzekutimi ndodhi publikisht përpara Komisariatit të Rinasit.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

A ka gisht narko-policia në ekzekutimin e Gilmando Danit?

Miq, njëri nga banditët më të fortë të Milit të Partisë apo Emiliano Shullazit u ekzekutua sot publikisht para Komisariatit të Rinasit.

Dani po vinte nga Spanja dhe pasi zbriti nga avioni ishte në makinë i shoqëruar nga inspektori i shërbimit inteligjent të narko-policisë, shoferi i drejtorit të këtij shërbimi Muçi Shaljani i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ky ekzekutim publik ndodhi në vendin më të sigurt të Shqipërisë dhe nuk mund të ndodhte në atë vend veçse me një bashkëpunim të ngushtë të policisë me vrasësit.

Vrasësit e dogjën makinën në Halil, por policia njofton se çuditërisht nuk mund të shkonte aty.  Cili ishte roli i narko-policisë në këtë vrasje mbetet për t’u hetuar.

About Redaksia

Check Also

Berisha prezanton programin e PD: Fokusi kryesor do jetë ekonomia dhe lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend prezantoi programin e Partisë Demokratike. Berisha …