Presidenti i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja ka reaguar me një deklaratë shtypi ku shpjegon prezencën e tij në Asamblenë e mbajtur më 20 shtator.
“Dëshiroj të sqaroj publikisht disa informacione të përhapura në disa media dhe rrjete sociale, që lidhen me bashkëpunimin me Shoqatën Kombëtare të Bashkive, ku aderojnë kolegët e mbështetur nga Partia Socialiste dhe partitë e mazhorancës”, thuhet në njoftim.
“Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat që lidhen me pushtetin vendor në Shqipëri”, sqaron Qosja, duke shtura që, “përtej këtij bashkëpunimi korrekt dhe institucional, nuk ka ndodhur asnjë bashkim apo përfshirje në strukturat e njëra-tjetrës”.
Njoftim për Shtyp
Në cilësinë e Presidentit të Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, si dhe drejtues i forumit më të lartë të të zgjedhurve vendorë të partive opozitare, dëshiroj të sqaroj publikisht disa informacione të përhapura në disa media dhe rrjete sociale, që lidhen me bashkëpunimin me Shoqatën Kombëtare të Bashkive, ku aderojnë kolegët e mbështetur nga Partia Socialiste dhe partitë e mazhorancës.
Pjesëmarrja ime në Asamblenë e mbajtur më 20 shtator u bë ekskluzivisht në cilësinë time si President i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, në kuadër të një praktike normale bashkëpunimi dhe koordinimi vjetor ndërmjet dy organizatave përfaqësuese të të zgjedhurve vendorë. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat që lidhen me pushtetin vendor në Shqipëri dhe, mbi të gjitha, dërgimi i një mesazhi të qartë për partnerët tanë ndërkombëtarë Komisionin Europian, Këshillin e Europës, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, se kur bëhet fjalë për interesat strategjike të vendit dhe integrimin, i lënë mënjanë ndasitë politike për të bashkëpunuar në funksion të së mirës së përbashkët. Kështu kemi bërë dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë gjithmonë.
Duke thënë këtë, dëshiroj të theksoj se, përtej këtij bashkëpunimi korrekt dhe institucional, nuk ka ndodhur asnjë bashkim apo përfshirje në strukturat e njëra-tjetrës.
Shoqata që unë drejtoj i qëndron plotësisht besnike vendimeve të Asamblesë, e cila përcakton qartë se ne do të bashkëpunojmë me kolegët tanë, organizatat e tjera dhe institucionet shtetërore vetëm në funksion të interesit publik dhe konsolidimit të autonomisë vendore, duke ruajtur të paprekur identitetin dhe misionin e Shoqatës që përfaqëson ekskluzivisht bashkitë dhe këshilltarët e zgjedhur vendorë nga radhët e opozitës.
Fisnik Qosja – President – Shoqata e Bashkive dhe i të Zgjedhurve Vendorë
Press Release
In my capacity as President of the Association of Municipalities and Local Elected Officials, as ëell as head of the highest forum of opposition party local representatives, I ëould like to publicly clarify some information circulated in certain media outlets and social netëorks, regarding cooperation ëith the National Association of Municipalities, in ëhich colleagues supported by the Socialist Party and the governing majority adhere.
My participation in the Assembly held on September 20 took place exclusively in my capacity as President of the Association of Municipalities and Local Elected Officials, ëithin the frameëork of a normal annual cooperation and coordination practice betëeen the tëo representative organizations of local elected officials. The purpose of this meeting ëas to discuss issues related to local governance in Albania and, above all, to send a clear message to our international partners—the European Commission, the Council of Europe, the Congress of Local and Regional Authorities—that ëhen it comes to the strategic interests of the country and European integration, political divisions are set aside in order to cooperate for the common good. This is ëhat ëe have done, and this is ëhat ëe ëill alëays continue to do.
So, I ëish to emphasize that, beyond this correct and institutional cooperation, there has been no merger or integration of the structures of one organization into the other.
The Association that I lead remains fully faithful to the decisions of its Assembly, ëhich clearly stipulate that ëe ëill cooperate ëith our colleagues, ëith other organizations, and ëith state institutions solely in the function of the public interest and the consolidation of local autonomy, ëhile preserving intact the identity and mission of the Association, ëhich exclusively represents the municipalities and councilors elected from the ranks of the opposition.
Fisnik Qosja – President – Association of Municipalities and Local Elected
Gazeta RD