Përjashtimi i Berishës, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës!

Grupi Parlamentar i PD reagoi ashpër ndaj një vendimi të mazhorancës socialiste që përjashtoi Kryetarin e Opozitës, Sali Berisha nga punimet e Kuvendit të Shqipërisë për një periudhë 10 ditore.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka quajtur këtë vendim “një akt censurë, një shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”. Ai theksoi se mazhoranca socialiste ka tentuar të ushtrojë presion mbi opozitën dhe të ndalojë ushtrimin e të drejtave të saj, përfshirë fjalën e lirë të deputetëve të opozitës.
Bardhi tha se, ky vendim nuk është vetëm antikushtetues, por është një dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës.

Deklarata e Grupit Parlamentar të PD

KUVENDI

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

Tiranë, më 11.11.2025

“Përjashtimi i paligjshëm i Kryetarit të Opozitës nga punimet e Kuvendit, një akt i paprecedent dhe një regres i madh në funksionimin normal të Kuvendit”, reagon Gazment Bardhi: Akt censure, shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Mazhoranca socialiste, po provon cdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Cdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ky është kilometri i fundit! Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë!

Liman Lama: Përshëndetje Doktor, a mund të na thoni se sa metra ka kilometri i …