Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Ervin Hoxha, Gilmando Dani ishte truproja dhe financuesi i Blendi Gonxhes

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Muç Shaljani që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Rinas, ka bërë fushatë për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa Gilmando Dani që u vra, ka vepruar si truproja dhe financues i ministrit Blendi Gonxhe.

Berisha theksoi se këta individë, pjesë e rrjeteve kriminale që operojnë brenda strukturave të shtetit, përdornin influencën dhe mbrojtjen e qeverisë për të shmangur kontrollet dhe për të fuqizuar aktivitetet e tyre.

“Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin.

Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.

“Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore.

Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.

Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”.

Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes.

Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë. Këto kisha lidhur me këto çështje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Balluku është e pandehur, duhet të vijë vetë për të dhënë llogari për skandalin e Llogarasë

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë mbledhjes së Komisionit për Burimet Natyrore, kërkoi respektimin e …