Deputeti socialist i Elbasanit sulmon Ballukun!

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ka qenë i ashpër me ministren Belinda Balluku.

Ai ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit.

Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar.

Deputeti i PS theksoi se Bypass-i nuk është thjesht një kërkesë lokale, por një nevojë kombëtare që do t’i shërbente gjithë juglindjes së vendit – nga Peqini, Belshi e Gramshi, deri në Librazhd e Prrenjas. Sipas tij, investimi do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lehtësimin e qarkullimit ndërqytetas, duke e bërë Elbasanin një nyje të rëndësishme të transportit në Korridorin VIII.

Qose: Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore. Trafiku në qytet është bërë i padurueshëm, veçanërisht në fundjavë, kur kalimi përmes Elbasanit është një mision i pamundur. Ky projekt është premtuar që prej një dekade dhe nuk mund të shtyhet më.

Tani që po ecën me ritme të shpejta ndërtimi i segmentit Elbasan–Lekaj të Korridorit të Tetë, është momenti i duhur që qeveria të çojë përpara edhe projektin e Bypass-it. Fondi i parashikuar për vitin 2026 është i pamjaftueshëm, pasi përfshin vetëm fazën e studimit. Duhet më shumë vëmendje dhe mbështetje buxhetore.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku një javë iu fsheh edhe SPAK-ut, por nuk mund t’i fshihet dot as Kuvendit dhe as Prokurorisë!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas mungesës së zëvendëskryeministres …