?????????????????????????????????????????????????????????

Noka: Një njeri i dalë nga skutat e mafies vendoset në krye të agjencisë kyçe për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes hodhi akuza ndaj Ardi Veliut, ish-drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe aktualisht drejtues i një agjencie të rëndësishme që ndërvepron me NATO-n, duke e lidhur atë me krimin e organizuar.

Noka tha se, vendosja e Veliut në krye të agjencisë së njohur si Kajo është një akt që cenon dinjitetin e shtetit shqiptar përballë aleatëve të NATO-s.

Gjithashtu në fjalën e tij, Noka përmendi edhe një episod të së kaluarës, duke iu referuar një lajmi sipas të cilit Veliut i ishin vjedhur 600,000 euro në banesë gjatë kohës që shërbente si drejtor policie në Vlorë, një çështje që sipas tij u mbulua pa zbardhje të plotë.

Akuzat u bënë edhe më të drejtpërdrejta kur Noka e cilësoi emërimin e Veliut në këtë detyrë si një akt të barasvlershëm me t’i varesh ujkut mëlçinë në qafë.

“Po i shkoni NATO-s me Kajon. Çfarë është Kajo, zoti kryetar? Duhet të ishte një ndërmarrje që ka nxjerrë bija sa të duash, të cilat do të ishte shëmbëlltyra e dinjitetit të shtetit. Sepse po flitet për një vend anëtar të NATO-s. Por të vendosësh në krye të Kajos, Ardi Veliun, një njeri i ardhur nga skutat e mafies shqiptare. Po po, nga skutat. Po po, nga skutat e mafies.

Një njeri që partnerët nuk e qasin askund, sepse është i zhytur në krim. Në, në, në krim dhe në prishje të provave, në vrasje dhe në afera kriminale. Një njeri, më fal, më fal. Nuk mund t’i shkosh NATO-s ti me Ardi Veliun që kur ishte drejtor në Vlorë, drejtor i policisë bashkiake, flitet se iu vodhën 600,000 euro në shtëpi. Dhe ju, një njeriu që, një nëpunës i nivelit të tretë, siç ishte ai në bashki, i vidhen 600,000 euro dhe ju e merrni vetëm me ngrinje, ngrinje, pse? Aferat kriminale.

Pra, ky njeri, kjo do të thotë, do të thotë t’i varesh ujkut mëlçinë në qafë, t’i japësh Kajon ti sot Ardi Veliut …edhe fytyra e Ardi Veliut e vendosur atje është absolutisht shëmbëlltyra e narkosit në pushtet, meqë keni merak.

Mafioze! Skemë mafioze! Skemë mafioze! Dhe këtë e dinë. Këto skema bëhen vetëm në kompanitë e plehra, e plehrave nga mafia siçiliane. Nuk ka asnjë shtet që harton skema të tilla mafioze dhe ia shet NATO-s si arritje. Vetëm narkosi ka këto gjëma, sepse narkosi shkon paralelisht me mafien kudo. Dhe ja ku jemi në këtë situatë.

Prandaj mos u përpiqni të gënjeni NATO-n. Nuk jeni ju për të shkuar dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në NATO-s. Ju përfaqësoni truplinat tuaj, por NATO-n jo kurrë. Ju kurrë. Kështu që të jesh i qartë për këtë që po them unë dhe nuk ka gjë më të rëndë për shtetin shqiptar”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …