Deputeti i PD, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit tha se, qeveria nuk ka sjellë ende para deputetëve draftin shoqërues të Buxhetit, atë të paketës Fiskale. Ai tha se, është absolutisht shkelje e standardit ligjor por edhe atij logjik, pasi në komisione po diskutohen të ardhurat dhe shpenzimet e Projektbuxhetit, kur paketa fiskale që shpjegon si do të mblidhen këto të ardhura, është ende e panjohur për deputetët!
DEKLARATA
Projektbuxheti i vitit 2026 i paraqitur në Kuvend nga qeveria, pavarësisht deklarateve të Kryeministrit dhe ministrave të tij, nuk pasqyron pritshmëritëe shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, nuk adreson asnjë shqetësim, problematikë dhe ide për t`i dhënë zgjidhje problemeve tërënda të vendit,si varfëria, shpopullimi, shëndetësia shkollimi dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, bazuar në prodhimin industrial dhe bujqësor!
Së pari më duhet ta nis këtë komunikim duke theksuar faktin se në kundërshtim mëdetyrimin ligjor, në Kuvend ende nuk kanëmbërritur aktet e paketës fiskale, cka është absolutisht shkelje e standardit ligjor por edhe atij logjik, pasi në komisione po diskutohen të ardhurat dhe shpenzimet e Projektbuxhetit, kur paketa fiskale që shpjegon si do të mblidhen këto të ardhura, është ende e panjohur për deputetët!
Së dyti, rritja ekonomike prej 4%bazohet vetëm në rritjen e supozuar të dy sektorëve: ai i ndërtimit dhe ai i turizmit. Sektorët e industrisë dhe të bujqësisë që janë të vetmit sektorë prodhues, janë prej vitesh në rënie të lirë, dhe asnjë masë e natyrës ekonomike apo fiskale nuk propozohet për të mbështetur këta sektorë!
Të bazosh tërësisht rritjen ekonomike në dy sektorë si ai i turizmit dhe ndërtimit, është në rastin më të mirë një aventurë sepse të dy sektorët që këtë vit kanë dhënë shenja të “ftohjes” së tyre! Sektori i ndërtimit varet thuajse tërësisht nga flukset e parave të pista që investohen, me bekimin e qeverisë, në këtë sektor. Sektori i turizmit varet nga zhvillimet politike dhe gjeopolitike, si dhe nga pandemitë dhe forca të tjera madhore. Prandaj ky është një model ekonomik aspak i qëndrueshëm, dhe parashikimi për rritjen ekonomike me 4% ështëshumë problematik!
Së treti, pavarësisht etiketimeve bombastike për rritje të madhe në pensione dhe rrogave, e vërteta është:
• Pensionet në fakt nuk rriten. Thjesht bonusi i fundvitit do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për 12 muaj të vitit. Efekti real është vetëm 100 milionë euro për të gjithë skemën e pensioneve, mesatarisht nga 10euro cdo muaj për cdo pensionist. INSTAT përllogaritse një çifti pensionistesh do t`i duheshin mesatarisht cdo muaj, mbi pensionin aktual, edhe 140 euro në muaj të tjera për të plotësuar nevojat bazike. Ndërsa qeveria jep për këtë cift vetëm 240 euro në vit. Pra me këtë ritëm do të duhen edhe 7 vite të tjera për të arritur standardin bazik, gjithmonë nqs çmimet mbeten njësoj. Pretendimet për financim të pensioneve me 1,7 miliardë euro janë absolutisht të pavërteta, sepse edhe në PBA janë parashikuar vetëm 350 milionë euro shtesë për vitin 2027 dhe 2028. Nuk dihet pra ku do gjenden edhe 1,2 miliardë euro të tjera!
• Pagat! Edhe ato në të vërtetë nuk rriten!Për shumicën absolute të pagave thjesht aplikohet indeksimi i tyre, qëështë kërkesë ligjore dhe nuk vjen nga zemërgjerësia e qeverisë. Efekti total është përsëri vetëm 100 milionë euro. Por ndërkaq, qeveria ka vendosur të rrisë pagën minimale duke e cuar atë në 500 euro në muaj. Nga ky akt qeveria arkëton minimalisht 90 milionë euro, nga të cilat vetëm 10 milionë euro i kthehem mbrapsht sektorit privat! Pra përsëri pretendimi i Kryeministrit se sektori privat do të rimbursohet për këtë kosto shtesë, nuk është i vërtetë!
Së katërti, dy sektorët thelbësore për shqiptarët, arsimi dhe shëndetësia janë shumë pak të financuar. Këta sektorë qeveria i konsideron prioritarë vetëm me fjalë. Arsimi financohet me 2,5% te PBB ndërsa shëndetësia me 2,9%. Premtimi i Edi Ramës, prej një dekade, ka qënë për t`i financuar të dy me nga 5% të PBB. Sot jo vetëm jemi shumë larg kësaj shifre, por edhe shumë më mbrapa vendeve tëngjashme tërajonit. Shëndetësia dhe arsimi janë sot një plagë e madhe shoqërore. Shqiptarët nuk marrin asnjë shërbim dinjitoz nga to, edhe pse taksat i paguajnë një më një!
Së pesti, Bujqësia mbetet sektori i persekutuar i madh i kësaj qeverie.Janë parashikuar vetëm 53 milionë euro financim për fermerin, ku një pjesë e madhe e tyre shkon për shpenzime administrative të vetë skemës.
Qeveria, e cila që prej dy vjetësh nuk përfiton nga fondet e IPARD për shkak të korrupsionit të saj, nuk e ka vënë ujin në zjarr për t`i financuar me para të buxhetit rreth 100 milionë euro që mungojnë, tënevojshme sa ska për fermerët e lënë
Së gjashti, edhe këtë vit, plot 125 milionë euro do të shkojnë për financimin e kontratave PPP në shëndetësi dhe infrastrukturë. 125 milionë euro që janë më shumë se rritja e pensioneve apo e pagave për 2026, por që paguhen në shërbime pak apo aspak të nevoshjme për ne. Këto janë paratë tona që shpërdorohen haptazi, ekzaktësisht kur ne kemi më shumë nevojë për to!
Gazeta RD