Rama takohet me ambasadorët e BE, por jo me Ambasadën amerikane që nga zgjedhja e Trump

Rama po zhvillon një takim me ambasadorët e BE në Kryeministri.Mësohet se në takim janë edhe ministret Elisa Spiropali dhe Adea Pirdeni, ndërsa merr pjesë dhe ambasadori i BE Silvio Gonzato.

Takimi vjen një javë pas publikimit të progres raportit ndërsa në fokus të tij ka qenë procesi i integrimit dhe reformat. Ajo që bie në sy në takimet e Ramës është fakti se ai takohet me ambasadorët e vendeve të BE, por asnjëherë me titullaren e Ambasadës amerikane në Tiranë që nga dita që Trump është rikthyer si President I SHBA.

About Krye Redaktor

Check Also

Nën hetim nga SPAK, jep dorëheqjen Dallëndyshja e IKMT

Dallëndyshe Bici ka dhënë dorëheqjen nga detyra si kryeinspektore e IKMT-së, mes zhvillimeve të fundit …