Banda që ekzekutoi Gilmando Danin kishte në kontroll të plotë aeroportin e Rinasit në rrafshin e sigurisë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, banda që ekzekutoi Gilmando Danin kishte në kontroll të plotë aeroportin e Rinasit në rrafshin e sigurisë.
“Por nuk ka dyshim se ata që ekzekutuan Gilmando Danin, që shkrehën me dhjetëra breshëri kundër tij, ishin njerëz të qeverisë, më të fuqishëm se viktimat e tyre.
Ju e patë, ata tre vrasës mund t’i cilësosh fare mirë anëtare të forcave speciale për nga shkalla e përgatitjes së tyre, të Policisë së Shtetit, të ushtrisë.
Natyrisht mund të jenë dhe vrasës me pagesë, por në emër të bandave më të fuqishme rivale, të cilave iu vu në dispozicion aeroporti për të kryer hakmarrjen e verbër.
Nuk dua të hyj këtu se janë të njohura hakmarrjet mafioze të këtyre bandave me njëra-tjetrën. Nuk është problemi im ai.
Por çështja është që banda që ekzekutoi Gilmando Danin dhe plagosi rëndë Mustafa Sheqerin, kontrollonte aeroportin e Rinasit në çdo skaj në rrafshin e sigurisë së tij.
Ndaj dhe e kreu me aq gjakftohtësi, me aq siguri ditën për drekë, para kamerave dhe dhjetëra policëve që kalonin aty.
Para komisariatit të policisë.
Para sallonit të VIP-ave.
Pra, banda nuk zgjodhi një rrugë diku larg. Nuk zgjodhi një rrugicë të ndërtonte pritën sepse ajo kishte nën kontroll të plotë aeroportin.
Kjo është dëshmi tjetër flagrante e narkoshtetit të Ramaduros apo Noriegës së Europës.
Kjo është dëshmi tjetër e lidhjeve të bandave dhe krimit me nivelet më të larta të qeverisë.
Kjo është një dëshmi tjetër e turpshme e censurës ku mediat, ndonëse kanë të gjitha të dhënat, nuk flasin për lidhjen si mishi me thoin të Muç Shaljanit me Ervin Hoxhën dhe të Gilmando Danit me Blendi Gonxhen.
Kjo është një histori e turpshme, nuk i nderon kjo censurë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …