Berisha: Drejtori i AMP është vetë i lidhur me bandat, po përpiqet të mbrojë ish-ministrin Hoxha që i fitoi zgjedhjet me kriminelë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)  është vetë i lidhur me bandat dhe po përpiqet të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Berisha deklaroi se, institucionet e sigurisë janë të përfshira këmbë e kokë nga krimi dhe të udhëhequra prej tij.

“Janë institucione të përfshirë këmbë e kokë nga krimi.

Të udhëhequra nga krimi.

Ja ku arrin fuqia e bandës.

Fuqia e bandës jo vetëm vesh Sheqerin me uniformën e policisë, por i jep vendin e shoferit të shefit të shërbimit inteligjent të policisë, de facto një nga vendet më nevralgjike.

Po pse?

Sepse vetë drejtori i tij është i lidhur me bandat, se ndryshe nuk ka se si.

Nuk e dinte ai?

Ai po të merrte videot, po të pyeste Saimir Tahirin për këtë, ai e gjente Sheqerin aty me të gjithë veprimtarinë e tij.

Pra, pastaj kjo është një mënyrë e turpshme e drejtorit për të larë duart se e mori për lidhjet që kishte me krimin, dhe natyrisht për të mbrojtur Ervin Hoxhën, ish-ministër që zgjedhjet i fitoi me banda dhe kriminelë. Kjo është!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …