Berisha: Pronar i kompanisë Integrated Energy SPV është Edi Rama me të tjerët!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama është pronar i vërtetë i kompanisë “Integrated Energy SPV”, së bashku me persona të tjerë. Sipas Berishës, figura si Zoto dhe Mërtiri janë thjesht “prestanome” të përdorura për të fshehur interesat reale pas aferës së inceneratorëve.
“Së fundi, ka pasur gjithnjë debate se kush qëndron prapa ose në pronësi të sipërmarrjes Integrated Energy SPV.
Kemi paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Zoto dhe Mërtiri janë thjesht shpifat e përdorur për të mbuluar pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje.
A mund të imagjinoni ju, pas shpenzimit në total të 400 milionë euro dhe dështimit të plotë dhe absolut të Integrated Energy SPV, pas mungesës totale të djegësin për Tiranën, pas mosfunksionimit të plotë të llamarinave të instaluara në Elbasan dhe Fier nga Integrated Energy SPV, kjo ndërmarrje është e paprekshme.
Për Altin Troplinin ndërmarrja është e paprekshme.
Dhe kjo ndërmarrje është e paprekshme, kurrë për shkak të Zotos dhe Mërtirit, sepse ata janë thjesht prestanome, ndërmarrja është Edi Rama me të tjerët.
Kam sjellë këtu një fakt, me datën 2.4.2024, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton vendimin për lejen e ndërtimit për të zgjeruar kapacitetet e depozitimit të mbetjeve të ngurta me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me subjekt zhvillues kompaninë Integrated Energy SPV.
Pra, ky vendim mban datën 2.4.2024.
Por, leja e zgjerimit të fushës është dhënë 8 muaj më vonë.
Pra, kompania e Edi Ramës me të tjerë ka vazhduar punën 8 muaj, e paguar nga buxheti i shtetit, për të kryer ato që i janë ngarkuar, pa leje, njëlloj, në një shkallë më të vogël si Tuneli i Llogarasë, dhe siç do ta shihni ju, edhe si Aeroporti i Vlorës për të cilin baca i vogël hodhi dritë në intervistën e tij mjaft mirë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …