Deklarata e fortë: Krimi i organizuar tashmë ka ndërtuar shtetin dhe policinë e vet!

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk ka më nevojë të korruptojë policinë apo shtetin, sepse tashmë ka ndërtuar “shtetin dhe policinë e vet”. Ky është konstatimi alarmant që vjen pas zbulimit të një rasti skandaloz, ku një personazh i lidhur me botën e krimit është emëruar në një pozicion kyç brenda Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Sipas informacioneve të siguruara, ky individ nuk është thjesht një element i infiltruar, por është “katapultuar” nga politika në një detyrë që do t’i mundësonte të ishte jo një eskortë e thjeshtë e krimit, por një “mbikëqyrës i punëve të krimit” nga brenda vetë strukturës që ka për detyrë të kontrollojë policinë”. Kështu deklaroi në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në Syri tv, ish-punonjësi i policisë Dritan Zagani.

“Burimet bëjnë me dije se personazhi në fjalë ishte pajisur me një dokument zyrtar të AMP-së, i cili praktikisht detyronte çdo strukturë të Policisë së Shtetit t’i vihej në dispozicion”. “Ky nuk konsiderohet një rast i zakonshëm i korrupsionit, ku një zyrtar ndihmon një element kriminal, por një strategji e mirëfilltë ku krimi i organizuar vendos njerëzit e tij direkt në pozicione kyçe, me emërime të firmosura dhe me bekimin e politikës së inkriminuar”.

“Fakti më tronditës është se ky emërim është bërë duke anashkaluar çdo procedurë standarde sigurie. Individi në fjalë, i cili ishte bërë efektiv i AMP-së prej tre muajsh, nuk i ishte nënshtruar asnjë hallke të zinxhirit kontrollues dhe nuk zotëronte një çertifikatë sigurie, një dokument i domosdoshëm për pozicione të tilla delikate”.

“Ky rast konfirmon tezat e përsëritura se krimi i organizuar ka depërtuar thellë në institucionet shtetërore, duke i përdorur ato për të mbrojtur dhe avancuar interesat e veta”. “Emërimi i tij ishte bërë me qëllimin e vetëm që ai të mbikëqyrte dhe të mbronte aktivitetet kriminale nga brenda, duke përdorur autoritetin e shtetit”. Tha Zagani në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri.

Dritan Zagani: Ndoshta nuk e keni informacionin e plotë me informacionin që e kam unë për rastin e fundit, mos flasim në tema të përgjithshme se tashmë…

Flavio Qarri: Na i thuaj të lutem, prandaj të ftuam.

Dritan Zagani: Mos të përsërisim veten si ju si unë që unë kam vite që jua kam thënë, e kini, ju e keni konfirmuar si media, që tashmë krimi i organizuar nuk ka nevojë të korruptojë më policinë apo shtetin, sepse ka shtetin dhe policinë e vet. E mos të hyj në detaje çfarë do të thotë kjo, ju besoj e kuptoni se të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar dhe e shohin për çdo ditë si funksionon.

Po të dalim te rasti i fundit. Informacionet e mia janë që ky shtetasi, personazhi i botës së krimit, nuk është thjesht i infiltruar, por i katapultuar, nëse mund ta quaj, në një organ ku do ishte jo thjesht eskortë e krimit, por do ishte mbikqyrës i punëve të krimit në komplet atë strukturë. Pse e them në këtë formë? Se të shkosh të jesh me një dokument të AMP-së që detyron të gjithë policinë e shtetit të të rrijë gatitu me çfarëdo lloj mënyre si funksionojnë gjërat sot, nuk është thjesht për të marrë një pistoletë për të shoqëruar një element kriminal siç rëndom ka funksionuar në vendin tonë.

Flavio Qarri: Edhe njëherë se nuk e kemi në këto momente Zaganin, të lutem nëse është rregulluar audio dhe video. T’i japim pak kohë kolegëve tanë të teknikës. Krimi ka shtetin e vet.

Dritan Laçi: Ajo që thotë Zagani është, është e drejtë, e kupton, sepse normalisht me një kartë dhe me një, po…

Flavio Qarri: Po Zagani.

Dritan Zagani: Jemi, në qoftë se jemi prapë, atëherë po thoja. Në informacionet e fundit që funksionojnë dhe që unë di dhe kam për rastin apo për elementin kriminal në fjalë, që quhet eskortë e krimit, por është pjesë e krimit brenda strukturave, ai është thjesht i katapultuar nga politika në një pozicion pune të atillë…

Flavio Qarri: Pra nuk është një polic që është korruptuar, është e kundërta.

Dritan Zagani: Nuk është e kundërta. Është ajo që po flasim, që sot krimi i organizuar në pikat kyçe ku ka nevojë për të pasur në dorë çdo gjë nën kontrollin e vet, dërgon njerëzit e vet. Me emërim dhe me bekimin e politikës së inkriminuar deri në palcë. Tashmë është ajo që kemi vite që ia themi që funksionon kështu, funksionon kështu, por rast pas rasti po vërtetohen ato që kemi thënë dhe që po diskutohen qoftë në publik, qoftë në media. Me raste një pas njëshme krimin. Personazhi në fjalë ka tre muaj që, kishte tre muaj që ishte efektiv i AMP-së, por pa kaluar në asnjë hallkë të zinxhirit kontrollues për të marrë atë dokument, atë funksion shtetëror. Çfarë do të thotë kjo?

Flavio Qarri: Po çertifikatën e sigurisë si e ka marrë? Domethënë që është kalbur e gjithë struktura.

Dritan Zagani: Nuk është e vërtetë që ka pasur certifikatë sigurie. Ai është emëruar aty për të pasur atë dokument dhe për të mbikqyrur, për të mbikqyrur gjërat nga brenda në shërbim të krimit të organizuar, por nuk ka kaluar asnjë hallkë kontrolli, thjesht është emër…

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …