Në listën e zezë/ Ngushtohet laku për Ramën nga SHBA

 

Një nga njerëzit e afërt të Ramës me të cilin ai ndan pastrimin e prave me leje ndërtimesh dhe leje për kazino është futur në listën e zezë të SHBA. Ky është një mesazh i qartë nga Uashingtoni se klientela e Ramës është shpallur një rrezik për siguronë kombëtare të Shtetet të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listë të zezë biznesmenin Luftar Hysa, 3 vëllezërit e tij si dhe rrethin e ngushtë shoqëror pasi akuzohen si të përfshirë në kartelin meksikan të drogës “Sinaloa”.

Sipas mediave të huaja zbulimi i tyre ka ardhur nga një operacion i përbashkët i qeverisë meksikane dhe Departamentit Amerikan të Thesarit të cilat zbuluan disa kazino dhe biznese të përfshira në operacione pastrimi parash të lidhura me kartelet e drogës.

Luftar Hysa

Sipas zyrtarëve të Thesarit, Luftar Hysa, bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Fatos dhe Fabjon Hysa kanë përdorur investime në biznese meksikane për të pastruar fitimet nga trafiku i narkotikëve dhe sipas tyre ky grup operon me miratimin e Kartelit Sinaloa.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetas amerikan për të transportuar sasi të mëdha parash në dorë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara për qëllime pastrimi.

“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës,” deklaroi Nënsekretari i Thesarit, John K. Hurley.

Kush është Luftar Hysa dhe lidhja e tij me Ramën

Emri i Biznesmeni Luftar Hysa, bashkë me tre vëllezërit e tij është përmend nga mediat meksikane si i lidhur me kartelin e drogës Sinaloa, kartelin më të fuqishëm në Meksikë. Në 4 tetor të vitit 2020, Hysa vizitoi zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann.

Gjatë këtij takimi Rama i ka dhënë Hysës edhe licensë për kazino. Ky takim ndezi debate në vend nisur nga fakti se Hysa akuzohej gjerësisht nga mediat ndërkombëtare si njeri i kreut të kartelit të Sinaloas, El Majo.

Personat e futur në listën e zezë nga SHBA:

BAKU, Eselda (alias HYSA, Eselda), Ensenada, Baja California, Meksikë; Datëlindja: 24 qershor 1987; Vendlindja: Elbasan, Shqipëri; Shtetësia: shqiptare; Gjinia: femër (person fizik) [TCO] (e lidhur me: ENTRETENIMIENTO PALERMO S.A. DE C.V.).

HYSA, Arben, Meksikë; Datëlindja: 15 shtator 1970; Vendlindja: Belsh, Shqipëri; Shtetësia: shqiptare; Gjinia: mashkull; Pasaporta nr. BJ4897370 (Shqipëri) skadon më 9 mars 2024; C.U.R.P. HAXA700915HNEYXR02 (Meksikë) (person fizik) [TCO] (i lidhur me: HYSA ORGANIZED CRIME GROUP).

HYSA, Fabjon, Kanada; Datëlindja: 27 shtator 1993; Vendlindja: Elbasan, Shqipëri; Shtetësia: shqiptare; Gjinia: mashkull; Pasaporta nr. 1893770 (Shqipëri) skaduar më 15 qershor 2006 (person fizik) [TCO] (i lidhur me: HYSA ORGANIZED CRIME GROUP).

HYSA, Fatos, Shqipëri; Datëlindja: 15 qershor 1972; Shtetësia: shqiptare; Gjinia: mashkull; Pasaporta nr. BF5921175 (Shqipëri) skadon më 7 janar 2031 (person fizik) [TCO] (i lidhur me: HYSA ORGANIZED CRIME GROUP).

HYSA, Luftar, Montreal, Quebec, Kanada; Meksikë; Datëlindja: 1 mars 1967; Vendlindja: Elbasan, Shqipëri; Shtetësia: shqiptare; Gjinia: mashkull; Pasaporta nr. BC5833174 (Shqipëri) skaduar më 22 korrik 2020; C.U.R.P. HAXL670301HNEYXF01 (Meksikë) (person fizik) [TCO] (i lidhur me: HYSA ORGANIZED CRIME GROUP).

HYSA, Ramiz, Rosarito, Baja California, Meksikë; Datëlindja: 8 shtator 1962; Vendlindja: Belsh, Shqipëri; Shtetësia: shqiptare; Gjinia: mashkull; Pasaporta nr. BC5006114 (Shqipëri) skadon më 5 tetor 2026 (person fizik) [TCO] (i lidhur me: HYSA ORGANIZED CRIME GROUP).

LOPEZ LOPEZ, Gilberto, Mazatlan, Sinaloa, Meksikë; Datëlindja: 25 shkurt 1981; Vendlindja: Culiacan, Sinaloa, Meksikë; Shtetësia: meksikane; Gjinia: mashkull; C.U.R.P. LOLG810225HSLPPL07 (Meksikë) (person fizik) [TCO] (i lidhur me: ENTRETENIMIENTO PALERMO S.A. DE C.V.).

Subjektet të lidhura me shtetasit e mësipërm të shtuar gjithashtu në listën e zezë SDN (Specially Designated Nationals and Blocked Persons list)

BLIRI S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Data e krijimit: 28 shkurt 2007; Lloji i organizatës: Prodhim makinerish industriale, elektrike dhe elektronike; Numri tregtar: 102358 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar; HYSA, Arben).

CUCINA DEL PORTO S.A. DE C.V., Sinaloa, Meksikë; Krijuar më 31 maj 2023; Lloji: Shërbime të tjera ushqimore; Nr. tregtar: 5331 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: LOPEZ LOPEZ, Gilberto).

DIVERSIONES LOS MOCHIS S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 3 qershor 2009; Lloji: Prodhim makinerish industriale, elektrike dhe elektronike; Nr. tregtar: 115186 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

EL ARTE DE COCINAS Y BEBER S.A. DE C.V., Sinaloa, Meksikë; Krijuar më 31 maj 2023; Lloji: Shërbime të tjera ushqimore; Nr. tregtar: 5330 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: LOPEZ LOPEZ, Gilberto).

ENTRETENIMIENTO PALERMO S.A. DE C.V., Sonora, Meksikë; Krijuar më 13 shkurt 2009; Lloji: Prodhim makinerish industriale, elektrike dhe elektronike; Nr. tregtar: 3833 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

ENTRETENIMIENTO VILLAHERMOSA S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 5 tetor 2009; Lloji: Prodhim makinerish industriale, elektrike dhe elektronike; Nr. tregtar: 117297 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

ENTRETENIMIENTO Y ESPECTACULOS B.C. S.A. DE C.V., Baja California, Meksikë; Krijuar më 13 shtator 2011; Lloji: Veprimtari kumari dhe bastesh; Nr. tregtar: 33240 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar).

GRUPO INTERNACIONAL CANHYSAMEX S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 6 gusht 2012; Lloji: Aktivitet financiar dhe sigurimesh; Nr. tregtar: 134828 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

H HIDROCARBUROS S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 8 qershor 2015; Lloji: Prodhim produktesh të rafinuara nafte; Nr. tregtar: 153471 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

HYSA FORWARDERS S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 10 qershor 2021; Lloji: Shitje me pakicë të veshjeve, këpucëve dhe produkteve prej lëkure; Nr. tregtar: 35583 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar; HYSA, Arben).

HYSA HOLDINGS INC (alias GESTION HYSA INC), Montreal, Quebec, Kanada; Krijuar më 27 tetor 2011; Nr. kompanie: 798018-3 (Kanada); Nr. biznesi: 842067886RC0001 (Kanada) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar).

HYSA ORGANIZED CRIME GROUP, Meksikë; Shqipëri; Tipi i synuar: Organizatë kriminale [TCO].

LH PRO-GAMING S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 25 prill 2019; Lloji: Aktivitet argëtimi dhe rekreacioni; Nr. tregtar: 48625 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar; HYSA, Arben).

LH RENTAL S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 20 maj 2019; Lloji: Prodhim makinerish industriale, elektrike dhe elektronike; Nr. tregtar: 48939 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

OPERADORA ALEJIL S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 24 janar 2014; Lloji: Aktivitet financiar dhe sigurimesh; Nr. tregtar: 143781 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: LOPEZ LOPEZ, Gilberto).

OPERADORA DE EMPRESAS LH S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 29 maj 2013; Lloji: Aktivitet financiar dhe sigurimesh; Nr. tregtar: 140893 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar; HYSA, Arben).

PROCESADORA DE ALIMENTOS HS S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 25 shtator 2015; Lloji: Shërbime të tjera ushqimore; Nr. tregtar: 157133 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben).

ROSETTA GAMING INC (alias JEUX ROSETTA INC), Montreal, Quebec, Kanada; Krijuar më 17 dhjetor 2014; Nr. kompanie: 912385-7 (Kanada); Nr. biznesi: 819833187RC0001 (Kanada) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Luftar).

ROSETTA GAMING S.A. DE C.V., Nuevo Leon, Meksikë; Krijuar më 8 gusht 2016; Lloji: Prodhim makinerish industriale, elektrike dhe elektronike; Nr. tregtar: 33158 (Meksikë) [TCO] (i lidhur me: HYSA, Arben; HYSA, Luftar).

ROSETTA GAMING SPOLKA Z OGRANICZONA ODPOWIEDZIALNOSCIA (latinisht: ROSETTA GAMING SPÓŁKA Z OGRANICZONĄ ODPOWIEDZIALNOŚCIĄ) (alias ROSETTA GAMING SP ZOO), Krakov, Poloni; Faqja e internetit: https://rosettagaming.com.  Organizata e Themelimit Data 15 Nëntor 2018; Numri i TVSH-së 9452223453 (Poloni); Numri i Regjistrimit KRS0000756864 (Poloni) [TCO] (Lidhur me: HYSA, Fabjon). 

About Redaksia

Check Also

Shifra dramatike/ Berisha: Çmimet e ushqimeve në Shqiperi, 118% më të larta se në vendet e BE

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se çmimet e ushqimeve në Shqiopëri janë 118% më …