SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon!

Deputeti Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Luftar Hysën, bashkë me familjen e tij pasi ishin të përfshirë në kartelin meksikan të drogës “Sinaloa“.

Në një reagim në rrjete sociale, Balliu shkruan se SHBA lufton kartelet ndërsa Rama i legalizon nisur nga fakti që ky i fundit i dha Hysës licensën për kazino gjatë një takimi në kryeministri në 2020.

Reagimi i Klevis Balliut:

SHBA shpalli non grata Luftar Hysën për lidhje me Kartelin Sinaloa, organizatën më të rrezikshme të trafikut të drogës në botë.

Ndërsa Amerika lufton Sinaloan, Edi Rama e legalizon: në Shqipëri i njëjti person pritet në zyrën e Kryeministrit dhe quhet ‘biznesmen’.

Kjo është diferenca mes një shteti që godet kartelin dhe një pushteti që bashkëpunon me të.

Në SHBA, Sinaloa është armik i sigurisë kombëtare.

Në Shqipërinë e Ramës, Sinaloa bëhet partner biznesi.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …