Kryetari i PD, Sali Berisha, gjate një konference për shtyp tha se, narkoshteti është vepër e Ramës, droga është fuqia më shkatërrimtare e këtij kombi dhe ne nuk do ndalemi së denoncuari.
“Narkodiktatorët kanë miq, paguajnë shumë për propagandën e tyre, por kanë dhe miq.
Nëqoftëse lexoni për Noriegën, ju do të lexoni gjëra të çuditshme.
Franca i kishte dhënë atij, dekoratat më të larta të vendit të vet. Po Franca, do ta merrte atë pasi mbaroi dënimet në burgjet e SHBA-së, për të mbyllur jetën e tij në burgjet e Francës, si i dënuar.
Pse e tregova këtë shembull? E tregova se, ne nuk duhet të tërhiqemi, dekurajohemi as nga mbrojtjet që i bëjnë, as nga mohimi që i bëhet narkoshtetit, i cili bëhet për qëllime absolutisht shumë, shumë të pandershme. Korruptive.
Narkoshtetit në Shqipëri është vepër e Edi Ramës. Por në mënyrën më të padiskutueshme ai i ndihmua fuqishmit nga ata që e mbështetën haptas. Dhe unë kam folur këtu para jush, ambasadorë dhe të tjerë, dhe nga ata që edhe sot e mohojnë, madje ndërmarrin sulme ndaj opozitës pse ajo flet për narkoshtetin.
Por koha dhe e vëteta mund të vonojnë, por absolutisht kurrë nuk mund të mohohen dhe nuk harrohen.
Ju e thatë vetë. E tillë është Aruba. Aruba, të niset çarteri nga Tirana për të bërë takim, me siguri kanë qenë dhe vëllezërit Hysa, se këta janë famozë. Apo Gjika, tani është në burg, Dritan Rexhepi, edhe ai me dy mbiemra, se këta i ndërrojnë mbiemrat sipas qejfit. Këtë me mbiemra e kanë kështu, kur merr Taulanti 5 mbiemra, imagjinoni këta të tjerët.
Pra, këta takimin me qeverinë, është rast unik i hapur, të nisësh avionin për 11 mijë kilometra nga Tirana në Aruba, për të takuar një grup bosësh të karteleve të transportit të drogës, ti i shndërron ata në një sektor kryesor të jetës së vendit. Ndaj dhe ne nuk heshtim.
Ne mbrojmë këtë sepse ne shohim që droga është fuqia më shkatërrimtare e këtij kombi sot. Dhe për këtë arsye ne përballemi çdo ditë dhe do të përballemi, pavarësisht nga avoketërit e narkoshtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD