Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar sot një pjesë nga intervista e prokurorit italian Nicola Gratteri, i cili e ka përshkruar Shqipërinë si narkoshtet.
Berisha tha se, bazuar në këtë intervistë, grupet kriminale shqiptare gjejnë hapësirë për të pastruar paratë brenda vendit, ndërsa në Itali antimafia nuk lejon një gjë të tillë.
“Tani, për ta mbyllur, unë kam zgjedhur këtu intervistën e djeshme të një prej prokurorëve më guximtarë të Italisë, të Napolit, Nicola Grattierit, i cili thotë se Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë.
Dhe jo vetëm kaq, por thotë se Shqipëria është i vetmi vend ku organizatat kriminale shqiptare lajnë paratë në vendin e tyre sepse janë një me qeverinë dhe institucionet.
Nuk guxon Ndragheta t’i lajë paratë në Itali sepse antimafia e gozhdon.
Por në Shqipëri, kanë parajsën e tyre.
Besoj se me këto publikimet e sotme, nuk mundet të kundërshtojë njeri burimet, lidhjet e Edi Ramës me grupet narko-terroriste të planetit dhe burimet e narkoshtetit në Shqipëri”, tha Berisha.

Gazeta RD