Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zbardhur skenarin e protestës së PD të hënën para Kryeministrisë.
Në një intervistë për News24, Noka tha se, protesta do të ketë në fokus skandalin e fundit të Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë, ku sipas tij, kjo e fundit ka vepruar me urdhër të Ramës prandaj edhe kryeministri nuk e shkarkon dot.
Gjitashtu Noka sqaroi gjithashtu se opozita nuk do të bojkotojë por do të diversifikojë aksionin e saj mes Parlamentit ku siç u shpreh ai hapësirat janë kufizuar nga mazhoranca dhe protestave para Kryeministrisë, çdo javë.
Noka: Pse Rama nuk guxon ta lëshojë Ballukun? Sepse s’ka bërë asgjë pa urdhrin e Ramës. Prandaj themi për dyshen Rama-Balluku. Ne çelim ditën e hënë siparin e protestave, identik siç kemi bërë te Lali vjedhësi, para Kryeministrisë. S’do ketë kush shans të devijojë vëmendjen e opozitës nga kreu i narkosit. Balluku është thjesht një ushtare e narkosit dhe ka zbatuar çdo urdhër të Ramës.
Fillojmë ditën e hënë. Ne vendosëm të insalohemi aty. Skandali i tunelit është i frikshëm. Në projekt ishin urat. I ka parë kush? Greku supervizor flet për punime me cilësi të dobët, atje ka rrezik për jetën. Do jetë i gjithë grupi parlamentar, çdo javë para Kryeministrisë. Narkosi po tenton të sfumojë jetën parlamentare në vend.
Nga 10 seanca vetëm një është zhvilluar, kur raportuan organet e drejtësisë. Do spostohet Parlamenti poshtë kreut të narkos dhe Belindës. Termi bojkot nuk do të ekzistojë. Mund të thërrisnim edhe një protestë kombëtare, por zgjodhëm këtë strategji.
Gazeta RD