Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka reaguar pas kërcënimeve ndaj pastorit Akil Pano, lidhur me kundërshtinë e këtij të fundit për Ligjin për Barazinë Gjinore’.
Përmes një deklarate për mediat, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, ka shprehur shqetësimin për nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj një përfaqësuesi të klerit dhe një institucioni që mbron vlerat themelore të familjes, jetës dhe lirisë së besimit.
e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan u bën thirrje institucioneve kompetente që të monitorojnë me seriozitet situatën, dhe të garantojnë standardet e mbrojtjes së dinjitetit dhe lirisë së shprehjes së përfaqësuesve fetarë në vend.
DEKLARATË PËR SHTYP
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan shpreh mbështetjen e saj institucionale për Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dhe për Pastor Akil Panon, në lidhje me sulmet dhe gjuhën denigruese të bëra publike së fundmi në media dhe rrjete sociale.
Si një qendër e angazhuar për dialogun dhe harmoninë ndërfetare, ne shprehim shqetësim të thellë për nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj një përfaqësuesi të klerit dhe një institucioni që mbron vlerat themelore të familjes, jetës dhe lirisë së besimit. Çdo formë kërcënimi apo diskreditimi publik ndaj klerikëve përbën cenim të parimeve demokratike dhe të të drejtave themelore të njeriut.
U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të monitorojnë me seriozitet situatën dhe të garantojnë standardet e mbrojtjes së dinjitetit dhe lirisë së shprehjes së përfaqësuesve fetarë në vend.
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan mbetet e përkushtuar në promovimin e paqes, dialogut dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve të ndryshme të vendit.
Me respekt,
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan
Gazeta RD