Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i analizës së brendshme të PD-së dhe turi i tij në bazë do të nisin menjëherë.
Berisha theksoi se beson fuqimisht se shqiptarët, me guximin, energjinë dhe kurajën e tyre, do të përballen me regjim aktual dhëmb për dhëmb.
“Analiza do fillojë menjëherë dhe turi im do fillojë menjëherë.
Pres me padurim ta filloj.
Të filloj takimet në të katër anët e Shqipërisë me demokratët dhe qytetarët me shpresën dhe besimin më të madh se shqiptarët me guximin, energjinë dhe kurajën e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe do rikthejnë votën e lirë, do rikthejnë dinjitetin e tyre”, tha Berisha.
Gazeta RD