Berisha pret deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim të hapur me deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe-Shqipëri, Martin Wickers.

Gjatë takimit, Berisha e informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si ‘narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë’. Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet e niveleve më të larta të qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës, si dhe ndikimin e narko-eurove në ekonomi dhe në institucionet shtetërore.

Lideri i opozitës Sali Berisha theksoi se pluralizmi politik po shtypet nga organet e narko-shtetit dhe se përndjekja ndaj drejtuesve të opozitës bëhet përmes një prokurorie të politizuar. Ai ngriti shqetësimin për mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

Takim me Martin Wickers

Deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe-Shqipëri.

Të dashur miq, dje pasdite prita në takim z. Martin Wickers, deputet i Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe, mik i Partisë Demokratike dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe-Shqipëri.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht për zhvillimet në Shqipëri si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë, lidhjet e pazgjidhshme të niveleve më të larta të pushtetit dhe vetë Edi Ramës me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, shtypjen e pluralizmit politik nga organet e narko-shtetit, ndjekjen dhe persekutimin nëpërmjet prokurorisë politike të drejtuesve të forcave kryesore politike të vendit, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit.

Takimi ishte i hapur.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, tribunë dhe Zyra Ovale

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

About Redaksia

Check Also

“Kapo”, pseudonimi i Ramës tek mafia/ Agasi 30.2 milionë euro në 9 muaj

Gazment BARDHI Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi …