Kosova shkruan historinë, mund Slloveninë dhe shkon në Play Off të Botërorit

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit.

Sfida nisi me ritëm të lartë, me dardanët që u vendosën menjëherë në kërkim të golit të avantazhit. Pas gjashtë minutash lojë, ishte Fisnik Asllani që ndezi festën mysafire.

Me një goditje me të djathtën tokazi, ai ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit u përpoqën që të reagojnë në pjesën e parë, por ekipi i Fodas ishte i vendosur mirë duke mos lejuar hapësira. Gjërat u lehtësuan në pjesën e dytë, pasi Sllovenia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojanovic, ndërsa realizuan edhe një autogol që në fund rezultoi fatal. Vëmendja e Kosovës është tani te 20 nëntori, aty ku do hidhet shorti i Play Off.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë se heqja e vizave nga Berisha është arritja më e madhe e jetës së tij!

Shqiptarët lëvizën të lirë në vitin 2010, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe Partia …