Zgjedhjet e pjesshme/ Berisha: Qeveria mori një grusht të rëndë, votuesit e braktisën!

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme, duke theksuar se mbështetja për kandidatët e pavarur tregoi dëshirën e qytetarëve për ndryshim dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Berisha tha se, qeveria mori një grusht të rëndë, u tregoi shqiptarëve se votuesit e braktisën qeverinë.

“Ne i mbështetëm kandidatët e pavarur, aq sa ata kërkuan mbështetje. Por kishte një moment që të shpjegohemi; ata që dolën të pavarur, dolën vërtetë të pavarur dhe në këtë kontekst ata nuk donin që të humbisnin avantazhin e të qenit të pavarur.

Por natyrisht në një farsë zgjedhore, fiton vetëm qeveria. Por edhe qeveria mori një grusht të rëndë, u tregoi shqiptarëve se votuesit e braktisën qeverinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …