Berisha: “21 Janarin” unë e kam quajtur vrasje shtetërore përpara Strasburgut!

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se është i pari që e ka cilësuar ngjarjen e 21 janarit si “vrasje shtetërore”, duke e bërë këtë edhe përpara gjykatës së Strasburgut.
Berisha shpjegoi se, kjo konkludim bazohet në ekspertizat mjeko-ligjore, të cilat treguan se plagët nuk ishin shkaktuar nga afër, dhe sipas tij, kjo dëshmon për përgjegjësi të strukturave shtetërore në ngjarje.
“Meqë e ndjek këtë punë, a mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore?
Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë?
Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë.
Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Dhuna e Ramës është shenja e fundit e një narkoshteti në rënie! Ne nuk trembemi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria theksoi rolin historik të …