Berisha: Lubinë dhe Ramaduron do i nisim tek Erion Veliaj! 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në vijim të fjalimit të tij para mbështetësve të opozitës u shpreh se, beteja politike nuk do të ndalet derisa Edi Rama, ministrat e tij dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të largohen nga pushteti.

Berisha tha se, Ramaduro, Lubia dhe bashkëpunëtorët e tij, do të përballen me të njëjtin presion publik si Veliaj gjatë protestave të 46 javëve. Ai theksoi se numri i madh i efektivëve të policisë të vendosur rreth perimetrit të tubimit tregon ‘fundin e regjimit’ dhe e krahasoi situatën me praktikat e diktaturës komuniste.

“Ja ku jemi.

Gjysma e kaq sa jeni këtu, për 46 javë rresht, Erion Veliajn, Lali Vjedhësin e nisëm aty ku e ka vendin.

Po.

Ai ishte tek bashkia.

Këtë që kemi këtu, Lubinë me Ramaduron, do i nisim tek Erion Veliaj.

Dhe ja t’u themi, merr jo kaq, se e ka mbushur atje, po të shkoni atje nga ana tjetër, atje janë nja 500 policë.

Në anën tjetër 500 të tjerë.

Mediat thanë 2000 policë.

Ky është fundi i regjimit miqtë e mi.

Edhe në diktaturën komuniste kështu bënin. Na rrethonin me policë, me ushtarë, me gardë, dhe në fund ia mbathën si minjtë. Si minjtë do ikin edhe këta.

Nuk kanë shpresë.

Të vazhdojmë ne këtë betejë të vendosur.

Ne vijmë këtu pas i kemi faktuar botës se ky është një narkodiktator.

Pasi i kemi faktuar botës se ky dhe vëllai i tij janë të lidhur si mishi me thoin me drogën dhe krimin.

Ne vijmë këtu pasi i kemi faktuar botës se Edi Rama dhe ministrat e tij janë hajdutët më të mëdhenj të Europës dhe të shqiptarëve në tërë kohërat.

Ne vijmë këtu dhe do vijmë gjer në largimin e tyre, gjer në rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Nuk ka mision më të shenjtë.

Nuk ka mision më të shenjtë, nuk ka forcë në botë që do na ndalojë ne pa përmbushur me dinjitet këtë mission”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës …