Berisha: Nuk e pranojmë ligjin për Barazinë Gjinore! Rama dhe Lubia kërkojnë ta shkatërrojnë familjen

Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot në protestën e PD-së se opozita nuk do të pranojë kurrë ligjin për Barazinë Gjinore, i cili u miratua në Kuvend me votat e socialistëve.

Berisha tha se ligji shkatërron vlerat e familjes. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku se po kërkojnë të shkatërrojnë institucionin e familjes.

“Atë ligj shqiptarët nuk do ta pranojnë kurrë. Po u shpërbe familja, Shqipëria shpërbehet, kombi shpërbehet. Atë ligj nuk do e pranojmë kurrë. Familja shqiptare institucioni më i shentë i çdo shqiptari.

Kjo familje këtë komb e ka sjell gjerë në ditët e sotme nga lashtësia. Këtë familje Rama dhe Lubia këkrojnë ta shkatërrojnë. Kjo familje do mbrohet me çdo çmim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …