Berisha: SPAK ka refuzuar fillimisht të hetojë “21 Janarin” sepse aty del se autori kryesor i skenarit është Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SPAK ka refuzuar fillimisht të hetojë “21 Janarin” sepse aty del se autori kryesor i skenarit është Edi Rama! Berisha tha në konferencën për shttp se, cilido që e sheh atë dosje, del Edi Rama lakuriq.
“Sepse SPAK është një vegël e kësaj qeverie. E vërteta është se SPAK e ka refuzuar këtë çështje. Pasi ka shqyrtuar dosjen, e ka refuzuar të themi atë që është, sepse e ka parë se autori kryesor i gjithë atij skenari është Edi Rama.
Cilido që e sheh atë dosje, del Edi Rama lakuriq. Del Erion Veliaj duke hedhur bojë të kuqe, është identifikuar edhe personi, sikur është gjak, për të nxitur më shumë. Ndaj dhe Skapi nuk pranoi ta shqyrtojë.
Ajo që thonë se Gjykata e Strasburgut, tha vrasje shtetërore, e kam thënë unë përpara. Pse e kam thënë. Sepse ka vrasje me dashje, ka vrasje pa dashje.
Roja ka ligjin. Roja i Gardës dhe cilido roje, vepron mbi bazën e ligjit dhe lexoni ligjin çfarë thotë. Po të gjuajti, breshëri në ajër, po vazhdoi të gjuajë, tek këmbët dhe pastaj neutralizim.
Ky është ligji i bërë nga socialistët dhe nëqoftëse fillimisht u tha se, janë plumba nga afër që linte për të nënkuptuar që ishin demonstrues që kanë qëlluar njëri-tjetrin, më vonë u tha jo, ajo ekspertizë nuk ishte e drejtë, por janë nga distanca. Atëherë e kam thënë dhe e them, ato janë plumba të armëve të shtetit, të përdorura në përputhje me rregullat dhe ligjin, pra janë vrasje shtetërore të paqëllimshme. Edhe këto quhen vrasje shtetërore.
Por të njëjtën gjë e kam thënë unë edhe për Gërdecin. Pse e kam thënë? Sepse mbikëqyrjen e kishte shteti.
Çfarë ndryshimi ka? Ka një ndryshim ky cilësim, ndryshimi është në dëmshpërblimin e viktimës. Kur vlerësohet se rrethanat dhe të gjitha mund të dëmshpërblehet si viktimë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …