Komisionerja e BE/ Shqipëria e Mali i Zi në BE pa reforma të mëdha, por duhet vota e anëtarëve

Në Bruksel u zhvillua sot Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, ngjarje që mblodhi udhëheqës evropianë, përfaqësues të vendeve kandidate, ekspertë të politikave dhe aktorë të shoqërisë civile.

Ky forum u zhvillua paralelisht me publikimin e paketës vjetore të Zgjerimit dhe raporteve të progresit, duke vënë theksin tek rëndësia e reformave dhe perspektiva e anëtarësimit për vendet aspirante.

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, gjatë debatit ka theksuar se vendet kandidate si Mali i Zi dhe Shqipëria mund të përfshihen në proces, edhe pa reforma të mëdha të brendshme, por për këtë është e nevojshme mbështetja e vendeve anëtare.

“Mali i Zi eshte aq vend i vogel, sigurisht që mund të përfshijmë Malin e Zi pa reforma të mëdha të brendshme. Mund të përfshijmë edhe Shqipërinë me tre milionë banorë, dhe së bashku do të kemi 6.6 milionë – në 2004 ishim 70 milionë, dhe na duhet kjo,” tha Kos.

Ajo bëri thirrje për mbështetje konkrete nga shtetet anëtare, duke theksuar rëndësinë e faktit dhe transparencës.

“Mund të jeni për zgjerimin, por shumica e njerëzve nuk janë. Ndihmoni ne, ndihmoni mua për të përfunduar vendimin. Po, kjo është koha juaj për të ndriçuar,” u shpreh Kos.

Kos, vlerësoi vitin 2025 si një periudhë progresi të konsiderueshëm. Sipas saj, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia kanë shënuar avancime të dukshme në reformat kyçe, dhe me ritmin aktual të reformave, negociatat e pranimit mund të përfundojnë në vitet e ardhshme.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …