Kryetari i PD, Sali Berisha tha se dënon me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të narkoqeverisë ndaj qytetarëve për situatën e rëndë nga përmbytjet.
Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se, qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit.
“Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit.
Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë.
Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje.
Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë.
Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para.
Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë.
Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin me shqetësim të madh situatën.
Ata përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera.
Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente.
Pra, qytetarët të lënë në mëshirën e fatit.
Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve të papritura.
Natyrisht një qeveri, e ngërthyer nga superskandalet, nuk ka asnjë lloj preokupimi tjetër veçse si të fshehë gjurmët e krimeve që ka kryer, vjedhjeve që ka kryer”, u shpreh Berisha..
Gazeta RD