Rritja e çmimeve të urbanit në Kamzë/ Berisha: Po shqyrtohet si çështje dhe partia do dalë me vendim

Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet të komentojë edhe rritjen e çmimit të biletave të urbanit në Kamzë. Gjatë konferencës për shtyp Berisha tha se, po shqyrtohet si çështje dhe partia do dalë me vendim.

E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje.

Po shqyrtohet dhe pa diskutim që partia do dalë me vendimin e vet.

Nuk e mohoj fare, është ashtu.

Por tani, para se të vij këtu, unë mora njoftimet e para se si po veprohet, po ne do qëndrojmë.

Ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i PD.

Do shqyrtohet çdo vendim që është marrë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …