Situatë alarmante nga shiu! Në Lezhë mbi 50 shtëpi të përmbytura, në Mamurras dhe Laç uji futet në banesa

Situata nga reshjet në Qarkun e Lezhës, është bërë kritike. Raportohet se deri më tani situata paraqitet problematike në  disa njësi administrative të Kurbinit, Mamurras, Fushë Mamurras, Drojë, Zhejë, Shpërdhet, e Sh’mëri.

Si pasojë e prurjeve të mëdhaja lumi Drojë ka dalë nga shtati dhe ka sjellë përmbytje të disa banesave në tre lagje të fshatit Drojë.

Gjithashtu raportohet se edhe në Milot, në rreth 50 banesa ka prezencë të ujit.

Përmbyten banesat edhe në Laç

Prej mëngjesit të sotëm, rrugët dhe banesat në Mamurras, Laç, Zheje dhe Gjorm kanë përjetuar dëme të konsiderueshme për shkak të reshjeve të dendura dhe ujërave të grumbulluar.

Deputeti Piroli thekson se situata është përkeqësuar nga mosfunksionimi i kanaleve dhe pastrimi i pamjaftueshëm i rezervuarëve, duke bërë që uji të dalë në rrugë dhe të bllokojë qarkullimin.

Ai raporton se disa rrugë lidhëse, përfshirë aksin nga Fushë-Mamurrasi deri te nënkalimi i qytetit, janë të bllokuara nga zhavori dhe uji ka arritur në disa vende deri në dy metra lartësi.

Përveç banesave dhe rrugëve të bllokuara, përmbytje janë regjistruar edhe në zona me biznese dhe fusha bujqësore, duke shkaktuar dëme materiale dhe pengesa serioze për komunitetin lokal.

Deputeti thekson gjithashtu se kanalet dhe strukturat e menaxhimit të ujit nuk kanë funksionuar si duhet, duke nxjerrë në pah papërgjegjshmërinë në administrimin e pastrimit të territorit dhe rezervuarëve. Ai paralajmëron se situata mund të jetë më e rëndë nëse nuk ndërhyhet menjëherë për të parandaluar dëme të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës …