Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, më 21 janar 2011 nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, duke e cilësuar atë një gënjeshtër me bisht.
Sipas Berishës, të shtënat kanë ardhur nga vend-rojet e rojet e gardës, e cila përmes ligjit autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo ndonjë gjë.
“Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, meqenëse u referohesh medieve, merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. The nga brenda, korrigjo këtë.
The një gënjeshtër, sepse nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës.
Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.
Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë.
Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj.
Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër.
Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës”, tha Berisha.
Gazeta RD