Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur interesimit të gazetarëve, lidhur me protestën e 21 janarit të 2011, ku tha se urdhri për të qëlluar është në mendjen tuaj atyre që trillojnë.
Pavarësisht nga teoritë konspirative, Berisha u shpreh se ka dijeni që ai personalisht të ketë bërë një vepër të qëllimshme.
Pyetje: Në dijeni tuaj, cili është roli i gardistit Agron Malaj që më pas u shpërblye nga qeveria me poste.
Sali Berisha: Pavarësisht nga teoritë konspirative unë nuk kam dijeni se ai të ketë bërë një vepër të qëllimshme. Unë di të ketë deklaruar në prokurori se, nuk ka pasur urdhër të qëllojë dhe mesa di unë, nuk e kam njohur kurrë, ai ka qenë komandant i grupit të zjarrit. Se çfarë quajnë ata grup zjarri nuk e kam të qartë shumë, por ai ka qenë komandant i tyre dhe thotë që nuk ka patur urdhër.
Pyetje: Ndrea Prendi një ditë pas protestës doli me sy të nxirrë.
Sali Berisha: Më mirë se kushdo tjetër çfarë ka ndodhur e shpjegon secili person që ka përjetuar. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim, ai ka bërë të pamundurën që të përmbushur detyrimet ligjore të tij.
Pyetje: Kush e dha urdhrin për të qëlluar me fishekë luftarakë dhe jo manovër.
Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj, se ka dhënë njeri, të garantoj…
Pyetje: Ka një audio, keni një koment.
Sali Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj dhe të atyre që trillojnë.
Gazeta RD