Berisha: Nuk ka patur asnjë urdhër për 21 janarin! Thirrja e bërë publike për interesa politike!

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK, deklaroi se gjatë marrjes në pyetje është pyetur për ngjarjet e 21 janarit, duke nënvizuar se sipas tij nuk ka ekzistuar asnjë urdhër i paligjshëm në lidhje me atë ditë.

“Më është pyetur se çfarë ndodhi me 21 janarin. Kjo mos-thirrje për kaq vite flet më shumë se çdo gjë tjetër. Arsyeja ishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme, me një agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë ka qenë shkak që të mos thirresha unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën katër demonstruesve dhe plagosi më shumë se 100 efektivë. Nuk është qëlluar nga brenda Kryeministrisë”, tha Berisha.

Ai shtoi se procedura e marrjes në pyetje është normale dhe zakonisht diskrete, por akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, për publikimin e thirrjes në media.

“Të thërret dhe shkon, kjo është procedurë normale. Por Altin Dumani e shpërndau thirrjen te mediat para meje. Një procedurë që duhet të jetë krejtësisht diskrete dhe pa lidhje me mediat. Ai e bëri publike për leverdi të Ballukut dhe ‘Ramaduros’, që njerëzit të mos shihnin skandalin e Llogarasë, por të merreshin me faktin që Sali Berisha dëshmon për 21 janarin pas 13 vitesh, për një ngjarje ku unë isha i rrethuar dhe më goditeshin dritaret e Kryeministrisë me gurë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …