Berisha: SPAK, një repart i PS kundër opozitës! S’guxojnë ta gozhdojnë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SPAK është një repart i PS kundër opozitës, s’guxojnë ta gozhdojnë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm.

Sipas Berishës, hetuesit e SPAK nuk kanë guximin të hetojnë Edi Ramën, lidhur me protestën më të dhunshme në histori, siç e cilëson kryedemokrati 21 janarin.

Berisha: SPAK-u është një repart i PS kundër opozitës.

Ta pret mendja ty që guxon SPAK-un të gozhdojë Edi Ramën për aktin më të dhunshëm në histori?

Jo mo…

Në fakt për vrasjet duhet të ketë hetime. Thashë edhe njëherë.

Por që kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme.

Dhe ata që organizojnë këto ose ata që shkelin ligjet, bëhen përgjegjës…

Kush mund të flasë kundër meje përveç Edi Ramës?

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …