Ndarja e fondeve publike për vitin 2026 ka ndezur debate në Kuvend, duke sjellë akuza për një pabarazi të theksuar dhe diskriminim ndaj rajoneve veriore të vendit.
Deputeti i PD, Bardh Saphia publikoi një tabelë që tregon se si parashikohet të ndahen shpenzimet publike, duke zbuluar një disproporcion të madh.
Sipas të dhënave të paraqitura, Spahia thotë se katër qarqet e veriut të Shqipërisë pritet të përfitojnë vetëm 6% të totalit të shpenzimeve publike. Në kontrast të thellë, tetë qarqet e tjera të vendit do të marrin pjesën dërrmuese prej 94% të buxhetit.
Kjo ndarje për Spahisë, u cilësua si “aspak e balancuar” dhe madje “diskriminuese” ndaj banorëve të veriut.
“Unë kam një tabelë këtu ku paraqitet ndarja e shpenzimeve publike për buxhetin e vitit 2026.
Dhe qartësisht shikohet një pabarazi e theksuar midis përqindjes që i takon katër qarqeve të veriut për shpenzimet publike, e cila është vetëm 6%, ndërkohë që për tetë qarqe shpenzimet publike janë 94%.
Pyetja ime është, mbi ç’bazë ka menduar Ministria e Financave një ndarje të tillë aspak të balancuar? Madje do ta quaja diskriminuese për katër qarqet e veriut”, tha Spahia.
Gazeta RD