CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Këlliçi: Fondet e keqpërdorura vetëm nga projekti i tunelit të Llogarasë do të ishin të mjaftueshme për të dyfishuar pensionet!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar afatin kohor prej vetëm 24 orësh të lënë në dispozicion për studimin e materialeve për paketën fiskale dhe buxhetin, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kufizuar një debat të mirëfilltë dhe transparent.

Fokusi kryesor i kritikës ishte ajo që ai e quajti “propagandë me pensionet” nga ana e Partisë Socialiste. Sipas tij, ndërsa mazhoranca flet për rritje pensionesh, ajo anashkalon çështje madhore korrupsioni.

Këlliçi tha se, fondet e keqpërdorura vetëm nga projekti i tunelit të Llogarasë do të ishin të mjaftueshme për të dyfishuar pensionet për të 670,000 pensionistët e vendit.

“Nenin 49-në të lutem ëh kryetar. Të lutem rregulloren. Sigurisht, mos prisni që dhe deputetët e opozitës të mbajnë gojën mbyllur. Ju lutem zoti kryetar, është e disata seancë që bëjmë të njëjtin debat. Interesi i qytetarëve është sigurisht të dëgjojnë diskutimin për paketën fiskale që e sollët, i latë kohë deputetëve si asnjëherë më parë, vetëm 24 orë kohë për t’u përgatitur dhe për të diskutuar për buxhetin.

Sa përsa i përket propagandës me pensionet, gjatë gjithë kohës se e merr për procedurë kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe nuk flet për procedurë. Bën propagandë, flet për pensionistët. Ndërkohë që ajo rritje e pensioneve që diskutohet, vetëm paratë që janë abuzuar në tunelin e Llogarasë janë vjedhur, mjaftojnë për t’a rritur dyfish dhe për të rritur dyfish pensionet e 670 mijë pensionistëve shqiptarë.

Dhe kam dhe një kërkesë, shumë të sinqertë zoti Balla, t’i lëmë familjarët jashtë kësaj salle, mos i përdorim për politikë. Se nuk shkon. As asnjëra palë në këtë sallë”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …