Kolapsi i arsimit/ Luçiano Boçi: Nga PISA te injoranca artificiale!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, në fjalën e tij në Kuvend u fokusua në gjendjen alarmante të sistemit arsimor në Shqipëri.

Boçi ironizoi premtimet e përvitshme të qeverisë për ‘buxhetin më të madh’ dhe ‘arsimin si prioritet’, duke i krahasuar me realitetin e hidhur: rezultatet e dobëta në testin PISA dhe mungesën e universiteteve shqiptare në renditjet ndërkombëtare.

Ai e përshkroi sistemin arsimor si një ‘mishmash’ pa koherencë. Me një buxhet që realisht arrin vetëm 2.3% të PBB-së, shumë më pak se mesatarja rajonale dhe evropiane, ai pyeti retorikisht se si mund të priten rezultate.

Boçi: Pastaj, unë jam deputeti i Partisë Demokratike.Po ty të duket vetja gjithmonë që je te kafja dhe mund të komandosh edhe parlamentin nga vendi ku je. Por ka dhe një gjë, këtë zeron ju e doni edhe për njerëzit, që është e vërteta, por në një kontekst tjetër. Zero mbështetje ekonomike, zero mbështetje arsimore, zero mbështetje shëndetësore, zero investime për ta, zero shërbime për ta. Kjo është diferenca. Dhe kjo është ajo dashuria juaj për zeron, që është shifra magjike e këtij buxheti.

Dhe meqënëse jemi tek arsimi, vini dhe përsërisni po të njëjtat fraza. Unë në fakt jam deputet prej vitesh dhe shfletova paksa ato fjalimet tuaja të buxheteve. Gjithmonë çdo vit, buxheti më i madh. Çdo vit arsimi prioritet. Çdo vit të njëjtat lavdërime. Dhe rezultati kush është? Varfërimi i shqiptarëve. Ndryshojnë vetëm shifrat me zero që ju inkasoni dhe zerot që i jepni shqiptarëve. Gjërat e tjera nuk kanë ndryshuar sikurse në arsim nuk ka ndryshuar asgjë. 2.9 është arsimi bashkë me arsimin profesional dhe arsimin e bashkive. Në qoftë se është bruto, është 2.3% këtu. Dhe ju kur s’doni përqindjet, luani me shifrat, kemi rritur thotë. Kur vendet e rajonit e kanë 4.2% dhe e dini shumë mirë. Dhe Europa e ka 5.2% mesataren. Dhe ju doni pastaj të arrini rezultate të ndryshme. Jo, të njëjta do i keni. Shqipëria është ndër vendet e fundit PISA.

Shqipëria nuk ka universitete të rankuara. Dhe keni ndërtuar një mishmash në sistemin arsimor, meqënëse koha po mbaron. E dini si është sistemi ynë arsimor? Tekstet i kemi britanike. Sa bukur! Britanike, apo jo? Kurrikulat i kemi evropiane, se Britania s’është në Evropë, apo jo?

Është kështu. Dhe klasat i kemi kolektive.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …