Noka: Buxheti 2026, një “Narko-Buxhet” që i shërben elitës dhe braktis qytetarët!

Deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë seancës plenare tha se, projektbuxheti i vitit të ardhshëm përbën një buxhet të vjedhjes, drogës dhe mashtrimit, duke e cilësuar paketën fiskale si fytyrën e padrejtësisë 13-vjeçare.

Ai akuzoi qeverinë se synon të pasurojë një grusht pushtetarësh dhe klientelën e tyre në kurriz të qytetarëve dhe biznesit të ndershëm. Një nga pikat pikat që preku ishte amnistia fiskale, të cilën Noka e quajti akt “të turpshëm dhe kriminal”, duke kërkuar publikimin e listës së debitorëve që përfitojnë, për të cilët tha se janë rreth 2 miliardë euro të falura për ata që kanë sponsorizuar pushtetin.

Fjala e Nokës në Kuvend

Një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm për një gjë: se si të mbajnë tepsinë të mbushur plot me paratë e djersës së shqiptarëve të ndershëm, si të zgjerojnë llokmat për mitë dhe oborrtarët e kopshtit të Edenit dhe si të blejnë me çdo çmim dhe me çdo kosto heshtjen dhe nënshtrimin tuaj.

Paketa fiskale që sot u paraqit është fytyra e padrejtësisë 13 vjeçare të narkosit në pushtet. Është fytyra e korrupsionit dhe abuzimit me qytetarët dhe me sipërmarrësin e ndershëm. Projektbuxheti që sot po ju paraqitet është buxheti i vjedhjes, është buxheti i drogës, i mashtrimit, i klientelizmit dhe i llokmave të babëzisë qeveritare. Le ta flasim pak çështjen e amnistisë. Qeveria e narkos deri diku përpiqet t’jua shesë shqiptarëve si historike, por në fakt amnistohet në mënyrë të turpshme dhe kriminale ai biznes që ka abuzuar, është shmangur, mbase me bekimin e qeverisë apo të ushtarëve të saj dhe ka mbushur indirekt xhepat e tyre.

Ata sot që kanë që kanë qenë evazorët e mëdhenj të këtij vendi në 13 vite, kanë mbrojtjen e narkosit, prandaj janë kështu sot. Sot kjo mazhorancë këtu po fal të gjithë ata që mashtruan me tatimin e vlerës së shtuar. Po fal pra klientët e qeverisë. Sot po falen të gjithë ata që manipuluan ndër vite bilancet dhe vranë konkurencën e lirë dhe të ndershme. Po po për biznesin e ndershëm të dashur qytetarë, a do duhet të mendonte një qeveri normale? Ai që vuajti 13 vjet thundrën dhe goditjen e këtyre. Ai që vuajti pandershmërinë dhe korrupsionin e këtyre? Jo, për ato ka zero vëmendje.

Sipërmarrësi i ndershëm në këtë buxhet merr nocërrokun, shpërblimin e merr sipërmarrësi i pushtetit. Asnjë lehtësi sipërmarrje i ndershëm, asnjë ulje barre, asnjë ulje taksash, përveçse këtë mesazh. Në narko-shtet shpërblehet hajduti, drogmeni dhe ndëshkohet i ndershmi. Kjo është pra pasqyra e narko-buxhetit.

Një pyetje kam unë për këta përfaqësuesit e narkosit këtu mbrapa. Po listën e debitorëve që do të bëni amnisti, pse nuk e publikoni? Jua them unë pse nuk e publikojnë. Janë 2 miliardë euro afërsisht që ju falen atyre që kanë sponsorizuar për të mbajtur në pushtet këta, atyre që kanë vjedhur bashkë me këta, dhe po të dalin emrat, pa diskutim që opinioni pastaj do t’i gjykonte dhe më rëndë. Ndaj e fshehin edhe listën e atyre që do të amnistohen. Por çfarë është paqja fiskale? Paqja fiskale është gjysëm amnisti dhe gjysëm shantazh.

Pra, kjo është paqja fiskale që do t’ju ofrojnë biznesit në vitin tjetër. Hiqni dorë ju thotë narkosi nga ankimimet për administratën në gjyq, por unë pastaj do t’ju vlerësoj ju. Kaq është. Hajde firmosni këtë marrëveshje me mua. Të nderuar qytetarë, buxheti i vitit të ardhshëm është narko-buxhet. Bujqësia e rrënuar, nuk sjell të ardhura për buxhetin. Eksportet të rrënuara, nuk sjellin të ardhura për buxhetin. Importet po ashtu, po rrënohen. Turizmi, u pa botërisht që ishte në gropë. Nuk ka të ardhura për buxhetin. Atëherë, si ka mundësi, nga vijnë këto të ardhura? Po. Këto të ardhura që këta krenohen që buxheti i tyre ka shkuar nëntë, nëntë miliardë, vijnë nga narkosi.

Narkosi pastrohen miliarda euro. Dhe të gjitha hidhen në ndërtim, në kulla ndërtimi. Shqipëria shpopullohet, kullat ndërtohen se do pastrojë narkosi paratë. Ja ky është buxheti i këtyre. E dëgjoni ju ç’thonë? Publikisht thonë, leku letër këtu. Dëgjon kryeministrin, dëgjon ministrin e financave, leku letër. Në realitet është e gjitha mashtrim dhe mashtrim. Vazhdojnë vjedhjen akoma në buxhet me rindërtimin, 50 milionë euro. Vazhdojnë.

Por t’ju kthehemi sektorëve social. Po shëndetësia? Shëndetësia që po rrënohet prej vitesh, është viktimë e politikave të narkosit, e politikave korruptive koncensionare. Spitalet pa mjekë, pa aparatura, pa ilaçe. Projektbuxheti ju tha që do ishte 5%, 2.9%. Po neta, po. Spitalet ashtu janë. Se a doni të dini cili është, cili është buxheti juaj për shëndetësinë? Shihni mjekët. Po ikin, kanë marrë, kanë marrë arratinë. Shihni infermierët, kanë marrë arratinë. Italia, Gjermania, Europa është strehë për ta, po jo vendi juaj, jo vendi ynë.

Po, a doni të tregoni fytyrën e shëndetësisë të këtij narkosi? Po. Shihni onkologjikun. Onkologjiku është shëmbëlltyra e shëndetësisë së narkosit. Shihni arsimin. Flasin shifra, shifra. Leku letër në gojën e këtyre. Por Palestina dhe Ukraina që janë në luftë sipas sistemeve, sistemit PISA, janë përpara nesh. Jemi në vendet e fundit të botës. Shkollat po boshatisen. Patronazhistë mësues, sepse profesionistë nuk ka. Asgjë më shumë. Nuk i afrojnë asgjë këta arsimit. Ata janë armiq të arsimit dhe kjo është e vërtetuar.

Shikojeni, flasin për bujqësinë, për fermerin, për blegtorin. Po ku është? Ne jemi me zero subvencione thuajse. Subvencionet më të ulëta në rajon dhe nuk bëjnë transparencën për fondet e IPARD-it, sepse me fondet e IPARD-it do vinin nja 130 milionë euro të tjera në vit. Po jo. Narkosi jo. Pa që nuk vjedh dot më ke ata, se vëmendja europiane u shtua dhe vënë vetëm me fondet që vjedhin vetë.

Tani, pagat e administratës. Thotë, i kemi rritur. Mashtrim. Asnjë qindarkë nuk planifikohet në buxhet përveçse indeksimit të inflacionit. Ju thanë që do të ketë rritje reale pagash, por jo, në fushatë e mbani mend si ju premtoi narkosi? Jau lyu kokën me akull shqiptarëve, por tani me këtë projektbuxhet po ju thotë do të merrni nocërrokun, sepse ikën zgjedhjet. Nuk i duhet kush më, prandaj ajo propagandë nuk vlen më. Po t’u kthehemi tek shtresa më e margjinalizuar e shoqërisë, që është pensionistët.

Flasin këta për pensionistët. Po me këtë buxhet vetëm tallen dhe dhe i përçudnojnë. E vërteta të dashur pensionistë është kjo: Maksimumi i indeksimit për ju do të jetë 600-700 lekë në muaj. Ai bonusin që jua dha narkosi për fushatë, jua shpërndanë në 12 muaj dhe kaq. Nuk ka rritje të pensioneve. Se këta flasin përralla. Nuk dinë, nuk shkojnë në fshat të shikojnë që ka pensionistë me 80 euro, me 60 euro. Po! Po po, ky është realiteti. Dhe në buxhet këtu zero vëmendje për ta. Nuk po hyjmë te shtresa të tjera pastaj. Për të përndjekurit që ju thonë edhe 20 vite, kur të vdesë edhe brezi i dytë.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …