Deputeti i PD, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, kryetari i Kuvendit nuk vepron si përfaqësues i institucionit, por si ushtar besnik i partisë dhe pjesë e një “skuadre pushkatimi politik” kundër opozitës.
Ai kritikoi vendimin për përjashtimin e kreut të opozitës, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një akt të bazuar në “urrejtje” dhe si një “makinacion” për të shpërqendruar opinionin publik nga ligji i famshëm për barazinë gjinore.
Noka theksoi se ky projektligj, sipas tij, do të çojë në shkatërrimin dhe rrënimin e familjes shqiptare, duke përmendur ndryshimet që favorizojnë transgjinorët dhe diskriminojnë ata që veprojnë sipas normave tradicionale.
Fjala e Nokës në Kuvend
Kemi mbi dy muaj që presim që në atë vend ku jeni ulur ju, të shohim të ulur kryetarin e Kuvendit dhe jo ushtarin e partisë. E them me keqardhje këtë, sepse nga seanca në seancë ju po demonstroni që vetëm kryetar Kuvendi nuk jeni, jeni thjesht një ushtar besnik i partisë dhe ajo që është më e rënda, jo thjesht i partisë, por ushtar besnik i skuadrës së pushkatimit që narko-s siç është pak para jush aty, ka caktuar ndaj opozitës, i pushkatimit politik.
Po. Pse? Ju, përjashtuat kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt jashtë kësaj salle dhe që nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Ishte një deklaratë e cila citonte motamo thënien e një ambasadori në një emision. Por ju, të ushqyer me urrejtje ndaj opozitës dhe kryesisht ndaj kreut të saj, e keni të pamundur që të pranoni të vërtetën. E gjithë ajo që bëhet ndaj Sali Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës.
Dhe gjithashtu siç jeni mësuar të lëvizni me makinacione, e gjitha ishte një makinacion për t’u mbuluar zhurmën që po bëhej në opinionin publik për të famshmin ligjin tuaj të barazisë gjinore, ku mashkullit paradite i thoni mashkull dhe mbasdite do t’i thonë femër. Ku familja shkatërrohet dhe rrënohet, ku transvestiti do konsiderohet njeriu dinjitoz i kësaj shoqërie.
Ku transeksuali do të jetë, do të favorizohet dhe ai që do të qëndrojë siç e ka bërë Zoti, do të diskriminohet me ligjin tuaj, ku ju me atë ligj vendosët të shkatërroni përfundimisht familjen shqiptare. Pasi i shpopulluat, pasi i varfëruat, pasi e inkriminuat tërë shoqëri, tani ju erdhi momenti t’i jepni goditjen e fundit, shkatërrimit të familjes me qëllim për të shkatërruar, të shkatërroni këtë shoqëri.
Një shoqëri që i ka mbijetuar luftrave, po shkatërrohet me vendime dhe me ligje politike. Ndaj, zotëri, ose bëhu kryetar, ose mos e lejo veten të keqpërdoresh, se do ikësh me turp, siç kanë ikur disa nga të keqpërdorurit këtu. I shikon ti këtu? Janë ulur.
Gazeta RD