Deputetët e PD kanë mbajtur një qëndrim ndaj kryeministrit Edi Rama në momentin kur ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament.
Rama iu kthye se me këtë veprim, demokratët po i lehtësojnë fjalimin pasi, sipas tij, më mirë kurrizi se sa fytyra e tyre.
“Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon. Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.
Gazeta RD