USB e Ahmetajt çon në burg Ramën/ “Kam kopjet origjinale të dokumentave të zhdukura në Kryeministri”

Një USB me dokumente të kopjeve origjinale të vendimeve të Ramës për inceneratorin e Tiranës është në duart e ish zëvendësit të Ramës, Ahmetajt. Rama i ka zhdukur të gjitha këto vendime, por Ahmetaj i disponon ato dhe herët apo vonë, ajo USB do të çojë Ramën në burg.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj i ftuar në një emision teeleviziv deklaroi se për aferën e inceneratorit të Tiranës po tentohet të fshihen dokumente madje janë hequr edhe VKM-të nga 2021 e më herët.

Ahmetaj tha se gabimi më i madh i jetës së tij është besimi te kryeministri Edi Rama.

“Gabimi më i madh që kam bërë është besimi te Edi Rama.

Le të vijnë vërdallë lesh kanë për të gjetur, nuk i kam bërë ato që thotë Elvin Gokaj dhe Altin Dumani. Elvin mos i përdor për garën për kre të SPAK, ato që i kam bërë i them vetë. Më thonë po ti pse nuk ke luftuar. Kam luftuar.

Kam luftuar për kanabisin por kam kundërshtuar TVSH, kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Kanë tentuar të zhdukin letrat. Futuni dhe shihni a janë VKM e para 2021?

I kam marrë të gjitha me USB me kopje. Nuk merrem me prokurorin siç merret ai me mua, prokurorin tim në Veting e kanë kthyer në shkollë.

Ka zero transaksion, kanë kërkuar në Austri, Zvicër, Greqi”, deklaroi Ahmetaj.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha nxjerr videon: Përgjigje mashtruesit me patentë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka çmontuar akuzat imagjinare të kryeministrit Edi Rama, se në …