Marash LOGU
Sokol Balluku, burri në tentativë i të pandehurës Belinda, qenka mërzitur shumë për protestën dhe denoncimet e deputetëve të opozitës për aferat korruptive të ish-gruas, të provuara zyrtarisht nga SPAK. Balla(uku), i vetmi person publik me video në kanalet pornografike , që bën me turp të madh e të vogël sa herë del në ekran, përpiqet t’iu flasë të tjerëve për moralin e tij të munguar. Por, shqetësimi i Kolit apo siç e njohin miqtë e tij “Kyçi”, nuk është Bela apo morali (të dyja i ka humbur me kohë), por se në telefonat që ka sekuestruar SPAK mund të jetë edhe emri i tij (ku i dihet mbase edhe ndonjë video tjetër), dhe shumë shpejt do t’i duhet të japë llogari. Megjithatë, atje ku do të shkojë Koli mund ta ndihmojnë jo pak këto videot e tij dhe leksionet e moralit, veçanërisht në kapjen e sapunit në skutat e errëta të burgut që e pret këmbëhapur.
Gazeta RD