Zhupa: Buxheti nuk shkon për nevojat kulturore të qytetarëve dhe turistëve!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend tha se, buxheti nuk shkon për nevojat kulturore të qytetarëve dhe turistëve, por shkon për godina pa lidhje me realitetin shqiptar si në rastin e Butrintit.

Zhupa deklaroi se, në Tiranë nuk ka institucione kulturore, nuk ka Teatër, Muze dhe Galeria e Arteve është ende e mbyllur.

“Elementi më i rëndësishëm i funksionimit të institucioneve jane shpenzimet korrente qe ulen për kulturën me –3.4%.

Shpenzimet korrente financojnë:• programet kulturore,• eventet publike,• institucionet e artit,

*muzetë•, trajnime/certifikime turistike, • promovimin dhe marketingun,• kontrollin e cilësisë,• institucionet lokale të kulturës. Shpenzimet korrente janë baza e sektorit. fundit.

Një ministri që ul korrentin nuk mund të rrisë aksesin kulturor apo turizmin gjithëvjetor. .Trashëgimia Kulturore — investim minimal, i fragmentuar, i paorientuar dhe me prioritete të paqarta

Edhe pse trashëgimia kulturore është një shtyllë e turizmit dhe identitetit kombëtar, investimet e parashikuara për vitin 2026 janë të ulëta duke mos dhënë asnjë efekt real për zhvillim. Financimi i brendshëm për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeumet është vetëm 175 milionë lekë, të ndarë në projekte të vogla dhe të paorientuara drejt zhvillimit afatgjatë.

Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.

Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatri Kombëtar, është i mbyllur Muzeu Kombëtar, nuk funksionon Galeria e Arteve, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk i ka funksionale institucionet bazë të kulturës.

Nuk ka institucione kulturore që u pergjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar artistik”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …