Foto/ Elisa, e qeshur pas rënies së Belindës!

Dita e sotme ka qenë tepër intensive në kampin e rilindjes. Gjykata ka pezulluar nga puna Belinda Ballukun, e cila menjëherë pas vendimit ka shkuar në zyrën e Edi Ramës dhe nuk ka dalë më prej andej kur po kalon mbi 3 orë. Së fundi atyre u është bashkuar edhe Ulsi Manja.

Por duket se jo të gjithë janë të vrenjtur në kampin socialist.

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila nuk ka munguar herë pas here të hedhë thumba ndaj Ballukut duke e akuzuar për intriga duket së është shumë e qeshur pas ngjarjeve të ditës së sotme.

Pasditen e së enjtes, Spiropali ka publikuar në Facebook një status, ku nuk mungon as shprehja e buzëqeshjeve, e shoqëruar me komisoneren Marta Kos.

Postimi i Spiropalit

Me Martën, nëpër Tiranë

Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …