Gjykata ka paralajmëruar në vendimin e saj kundër Ballukut se nëse nuk liron zyrën në mënyrë të mënjëhershme, atëere rrezikon masë më të rëndë, duke lënë të kuptohet arrestimin e saj.
Masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.
Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre. Lala tha se nëse Balluku nuk zbaton menjëherë këtë urdhër, ajo rrezikon masë më të rëndë nga Gjykata e Posaçme. Balluku është nën hetim për tunelin e Llogarasë, por prokurorët kanë marrë nën kontroll dhe dosje të të praktikave të tenderave të tjerë. Ballukut i ndalohen dalja jashtë vendit për arsye politike, ndërsa mund t’i jepet leje vetëm për arsye të forta familjare, shëndetësore.
“Zonja Balluku akuzohet për tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit është rreth 50 mln euro, ndërsa tenderi është paracaktuar.”, tha gazetarja Lala.
Kujtojmë se GJKKO ka dhënë masë ‘arrest shtëpie’ dhe për dy bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, Erald Elezin, drejtor i KESH-it, dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.
Gazeta RD