Pas rreth 8 orësh takim me Belinda Ballukun, Edi Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë.
Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun pas akuzave për korrupsion ndaj saj, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës.
Nuk dihet nëse Rama ka shkarkuar Ballukun, apo nëse kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen për postet në qeveri.
Ndërkohë sipas burimeve, makina e zv.kryeministres Belinda Ballukut ndodhet ende pranë ambienteve të kryeministrisë.
Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me fond limit 180 milionë euro.
Ndërsa sot SPAK ka ngritur edhe një akuzë të re mbi Ballukun për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Gazeta RD