Bardhi i përgjigjet Kosit të BE/ “Zëdhënëse e një qeverie të korruptuar të lidhur me kartelet”

Nënkryetari i PD, Bardhi i është përgjigjur deklaratave të sotme të Komisioneres së BE, Kos në lidhje me mbrojtjen që i bëri Ballukut si dhe deklaratës se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme. Bardhi deklaroi se Kos u bë zëdhënëse e një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me kartelet e drogës. “Janë deklarata, të cilat nuk ka guxuar ti bëjë as vetë Rama”, tha Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Bardhi, në emër të PD-së tha se Rama shantazhohet nga Balluku për aferat që ata kanë bërë bashkë, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja që ai nuk e shkarkon atë. Ai tha se afera me tunelin e Llogarasë është vetëm maja e ajsbergut.

“E sfidoj komisonerem e zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një kryeministër, që para se të zbardhet gara rretj 200 mln, shkon kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar, nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë. Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla. Çdo shqiptar pret nga komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës. Dua të jem drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama. Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë gërmë atë pohim.”, tha ai

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …