Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të partive të djathta (CDI), duke shënuar një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e opzoites shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë.
Ai theksoi se gjithë karriera e tij është udhëhequr nga lufta kundër diktaturave, nga komunizmi i viteve të para të demokracisë, deri tek ajo që ai e përkufizon si një diktaturë autoritare dhe një mobokraci e lidhur me strukturat narkotike.
Lideri demokrat, Sali Berisha nënvizoi se angazhimi i tij në CDI ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve për rikthimin e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të lira në Shqipëri. Ai paralajmëroi se sot rreziku kryesor për demokracitë perëndimore vjen nga e majta ekstreme, të cilën e konsideroi një ideologji të transformuar dhe të përhapur gjërësisht në segmente të shoqërisë civile dhe mediave.
Në mesazhin e tij, Berisha u shpreh se kjo ideologji po synon të godasë vetë identitetin njerëzor dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shoqëria perëndimore.
Berisha shprehu besim se CDI do të udhëheqë këtë betejë, ndërsa angazhimi i tij personal do të jetë maksimal për të forcuar pozicionin e demokracisë dhe konservatorizmit europian.
Zgjedhja e tij në këtë post vjen si një zhvillim i rëndësishëm politik, duke e vendosur Shqipërinë më pranë strukturave të rëndësishme të qendrës së djathtë ndërkombëtare.
Fjala përshëndetëse e kryetarit të PD, Sali Berisha pas zgjedhjes si zv/President në CDI
Faleminderit z. President. Jam shumë, shumë i nderuar me besimin që më dhatë. Fuqia ime në jetë është lufta ndaj diktaturave. Kam kuftuar kundër diktaturës komuniste, dhe tani unë luftoj kundër një diktature autoritare.
Z.President, shumë, shumë vite më parë duke lexuar Samuel Huntington zbulova se nga të gjitha format e diktaturës, më e keqja është mobokracia, vendosja narkodiktaturës, sepse ata nuk ndjekin as rregulla, as ligje dhe ne sot përballemi me të njëjtën gjë.
E marr këtë mundësi për t’ju siguruar që me ndihmën tuaj, të miqve tanë, ne do të bëjmë më të mirën. Çdo gjë që nevojitet që kombi im të jetë i lirë dhe të vendosim përsëri sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, demokracinë.
Do të doja të përfundoja z.President, që në përvojën time unë mendoj se kur shikoj që nga vitet ‘90, problemi ynë i madh ishte qendrimi ndaj së majtës ekstreme. E majta ekstreme përfaqëson sot kërcënimin më të madh, ndoshta për të gjithë njerëzimin. E majta ekstreme nuk është siç ishte më parë, e përqendruar në grupet ose partitë marksiste-leniniste. Tani është e përhapur, për fat të keq, shumë gjerësisht në shoqëritë civile të sponsorizuara nga Xhorxh Soros. Është shumë gjerësisht e përhapur në median e kontrolluar prej tyre dhe e majta po paguan çmimin, dhe ata e meritojnë që të paguajnë çmimin.
Sigurisht, edhe ne po e paguajmë çmimin. Ne nuk e meritojmë! Megjithatë, mendoj se është koha që ne të rishikojmë se si të mbrojmë vlerat tona nga ideologjia ekstreme e majtë, e cila synon të shkatërrojë identitetin njerëzor. Nëse marksizmi do të merrej kryesisht me pronën dhe dhe do të krijonte njerëzimin e ri, e majta ekstreme do të thotë shkatërrim i identitetit njerëzor. Kështu që, jam shumë optimist që CDI do të udhëheqë. Përpjekjet tona, janë përpjekjet e njerëzve të lirë për të siguruar dhe mbrojtur vlerat që ne ndajmë për liritë humane.
Faleminderit shumë!

Gazeta RD